Më poshtë janë kushtet që zbatohen për regjistrimin tuaj në Anglia Summer School. Duke u regjistruar, ju pranoni automatikisht këto kushte.
1
Regjistrimi dhe pagesa
Regjistrimi konsiderohet i konfirmuar vetëm pas plotësimit të formularit dhe pagesës sipas afateve të përcaktuara. Vendet janë të limituara dhe rezervohen sipas rendit të regjistrimit.
2
Politika e rimbursimit
Rimbursim i plotë kryhet vetëm nëse Anglia Summer School njoftohet të paktën 2 ditë para fillimit të edicionit të regjistruar dhe fëmija nuk arrin të marrë pjesë. Pasi kampi të ketë filluar, ditët e munguara nuk rimbursohen — përfshirë rastet shëndetësore apo angazhimet familjare të paparashikuara. Kërkesat për rimbursim duhet të bëhen me shkrim.
💡 Sugjerim: nëse ekziston mundësia e angazhimeve të papritura gjatë verës, mund të zgjidhni regjistrimin ditë për ditë (€39/ditë) në vend të paketës javore — paguani vetëm për ditët që fëmija merr pjesë realisht.
3
Siguria dhe mbikëqyrja
Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve është prioritet. Fëmijët mbikëqyren nga stafi gjatë aktiviteteve dhe orarit zyrtar të kampit. Prindërit/kujdestarët duhet të ofrojnë informata të sakta mbi gjendjen shëndetësore, alergjitë dhe kontaktet emergjente. Në rast emergjence, stafi ka të drejtë të kërkojë asistencë mjekësore dhe të kontaktojë menjëherë prindin.
4
Politika e sjelljes
Fëmijët pritet të tregojnë respekt ndaj stafit, pjesëmarrësve dhe hapësirave të kampit. Sjellja e papërshtatshme, bullizmi, dhuna apo shkelja e përsëritur e rregullave mund të rezultojë me largim nga kampi pa rimbursim.
5
Aktivitetet dhe përgjegjësia
Kampi mund të përfshijë aktivitete fizike dhe në natyrë. Anglia Summer School zbaton masa sigurie dhe mbikëqyrje të përshtatshme, megjithatë pjesëmarrja përfshin rreziqe normale të lidhura me aktivitetet.
6
Foto dhe video
Gjatë kampit mund të bëjmë foto dhe video për përdorim promovues dhe edukativ të Anglia Summer School, përveç rasteve kur prindi e kundërshton këtë me shkrim paraprakisht në summerschool@angliaacademy.com.