Fëmijë duke luajtur në ambientet e një shkolle internati anglez gjatë kampit veror
Kampi Veror 2026 · Programi Jashtë Vendit

Kampi Veror në Angli — një përvojë që ndryshon jetën

Një program veror ndërkombëtar me mësim të gjuhës angleze dhe aktivitete të strukturuara — 2-9 Gusht 2026 te Dauntsey's School, Wiltshire.

1996
Founded
29
Years experience
20k+
Participants
106
Nationalities
Seksioni 01

Një program veror ndërkombëtar me mësim të gjuhës angleze dhe aktivitete të strukturuara

Mirë se vini në Kampin Veror në Angli 2026, një program ndërkombëtar i dedikuar për fëmijë që dëshirojnë të përmirësojnë gjuhën angleze, të zhvillojnë aftësi sociale, pavarësi dhe vetëbesim, si dhe të përjetojnë një verë edukative në Mbretërinë e Bashkuar, në një ambient të sigurt dhe të organizuar.

Programi organizohet në bashkëpunim me XUK Summer Camp në Wiltshire, Angli, një nga kampet verore më të njohura dhe me traditë në Mbretërinë e Bashkuar. Kombinon mësimin e përditshëm të anglishtes, sportin, kreativitetin dhe ekskursionet, duke u fokusuar në komunikim praktik dhe vetëbesim të vërtetë.

Datat 2 – 9 Gusht 2026
Lokacioni Wiltshire, Britani e Madhe
Partneri XUK Summer Camp
Seksioni 02

Rreth XUK Summer Camp

XUK Summer Camp, kujdesi dhe mirëqenia e fëmijëve janë prioritet absolut. Kampi njihet ndër vite si një nga programet më të organizuara dhe më të besueshme në Mbretërinë e Bashkuar, duke ofruar një ambient të sigurt, mikpritës dhe profesional, ku çdo fëmijë ndihet i mbështetur, i vlerësuar dhe i inkurajuar të zhvillojë potencialin e tij maksimal.

Me standarde të larta sigurie, staf të trajnuar profesionalisht dhe një qasje të balancuar mes edukimit dhe argëtimit, XUK krijon një eksperiencë që ndërton vetëbesim, pavarësi dhe aftësi sociale për jetën.

Këto statistika e pozicionojnë XUK si një nga kampet verore më të suksesshme dhe më të preferuara në Mbretërinë e Bashkuar, duke ndërtuar një komunitet global dhe një reputacion të qëndrueshëm ndërkombëtar.

Seksioni 03

Përvoja e Anglia Academy Kosovo në kampe ndërkombëtare

Anglia Academy Kosovo, që nga viti 2006, ka përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në organizimin e kampeve dhe shkollave verore ndërkombëtare për fëmijë nga Kosova.

Gjatë viteve, Anglia Academy ka organizuar dhe koordinuar me sukses kampe dhe programe verore jashtë vendit, duke u ofruar fëmijëve kosovarë përvoja edukative dhe kulturore në ambiente ndërkombëtare dhe të sigurta.

Fëmijë nga Kosova janë dërguar nga Anglia Academy në:

Angli Holandë Slloveni

Kjo përvojë shumëvjeçare garanton organizim profesional, siguri maksimale, përgatitje të plotë të dokumentacionit dhe mbështetje të vazhdueshme për prindërit dhe fëmijët gjatë gjithë procesit të aplikimit, udhëtimit dhe qëndrimit në kamp.

Seksioni 04

Lokacioni dhe ambienti i kampit

XUK Summer Camp zhvillohet në ambientet e Dauntsey's School në Wiltshire, një lokacion i jashtëzakonshëm për organizimin e kampeve verore.

Kampi shtrihet në një hapësirë prej 150 hektarësh dhe ofron kushte shumë të mira për akomodim, sport dhe aktivitete rekreative.

Facilitete kryesore

  • 5 konvikte të pavarura për akomodim
  • Pishinë e brendshme e ngrohur
  • Sallë moderne sportive e brendshme me mur për ngjitje
  • Zona "Forest School" për aktivitete në natyrë
  • Dy fusha sportive me bar artificial
  • Hapësira të përbashkëta të gjera dhe të pajisura mirë
  • Dhoma fjetjeje komode dhe mikpritëse
  • Kuzhinë dhe mensë funksionale
Galeria e hapësirave

Brenda kampit

Një vështrim më i afërt te hapësirat ku fëmijët jetojnë, mësojnë dhe luajnë gjatë javës në Dauntsey's School.

Seksioni 05

Ushqimi dhe kujdesi ushqimor

Në XUK promovohet ushqyerja e shëndetshme dhe e balancuar. Fëmijët marrin mëngjes, drekë dhe darkë çdo ditë, të përgatitura në kuzhina profesionale.

Çdo ditë përfshihen

  • Mëngjes kontinental dhe tradicional i ngrohtë
  • Drekë dhe darkë me:
    • Vakt kryesor ushqyes
    • Opsion vegjetarian
    • Bar sallatash dhe paste
    • Ëmbëlsirë
    • Fruta të freskëta

Alergji dhe preferenca ushqimore

Nëse fëmija ka ndonjë alergji ose intolerancë ushqimore, kjo duhet të deklarohet paraprakisht. Kampi përpiqet të ofrojë alternativa dhe respekton gjithashtu preferencat fetare (p.sh. Hallall dhe Kosher), duke shmangur mishin e derrit në shumicën e vakteve.

BBQ-të tradicionale të XUK organizohen dy herë në javë dhe janë një nga aktivitetet më të pëlqyera nga fëmijët.
Seksioni 06

Programi i aktiviteteve

XUK ofron një program të pasur dhe të larmishëm aktivitetesh, i dizajnuar për të përfshirë fëmijë me interesa të ndryshme.

Si organizohet dita në kamp

  • Paradite: sesione të strukturuara me grupin e aktiviteteve
  • Pasdite: zgjedhje e aktiviteteve sipas interesit individual
  • Mbrëmje: aktivitete të përbashkëta argëtuese dhe sociale
Seksioni 07

Procesi i aplikimit dhe afatet

1

Hapi 1 — Regjistrimi dhe kësti i parë

Kësti i parë: 1,500 €
  • Takim informues me ekipin e Anglia Academy
  • Plotësimi i formës së regjistrimit
  • Rezervimi i vendit (vende të kufizuara)
  • Mbledhja fillestare e dokumenteve
  • Organizimi i fluturimit
2

Hapi 2 — Kësti i dytë

Kësti i dytë: 990 €
  • Pagesa e pjesës së mbetur
  • Konfirmimi final i udhëtimit dhe akomodimit
3

Hapi 3 — Aplikimi për vizë

  • Mbështetje e plotë nga ProVisa Agency
  • Caktimi i terminit dhe përgatitja e dokumentacionit
  • Komunikim i vazhdueshëm me prindërit
Seksioni 08

Çmimi i kampit dhe çfarë përfshihet

Çmimi i plotë i paketës 2,490 € (2 këste)
Zbritje për familje 2+ fëmijë nga një familje (vëlla, motër) — 2,290 € secili

Çmimi përfshin

  • 7 netë akomodim në XUK Summer Camp (dhoma me 2-5 shtretër)
  • Biletë avioni vajtje-ardhje: Prishtinë – Londër – Prishtinë
  • Transport nga dhe drejt aeroportit në Angli
  • 3 shujta në ditë
  • Program i plotë ditor me aktivitete dhe mësim të gjuhës angleze
  • Një ekskursion gjysëm ditor në qytetin e Salisbury
  • Një ekskursion njëditor në Londër
  • Mbështetje për aplikim për vizë nga ProVisa Agency
  • Mbikëqyrje e vazhdueshme nga udhëheqësi i grupit

Nuk përfshihet

  • Tarifa e aplikimit për vizë në Mbretërinë e Bashkuar (rreth 150 €, paguhet direkt në Ambasadë)
  • Sigurim shëndetësor (nuk kërkohet nga Ambasada)
Rezervo vendin

Kampi Veror në Angli — 2 deri 9 Gusht 2026

Telefon +383 49 234 345
Vendet Vende të kufizuara — kushdo që aplikon i pari

Na kontaktoni për të caktuar një takim informues dhe për të rezervuar vendin e fëmijës tuaj për Gushtin 2026.

Rezervimi i vendit konfirmohet vetëm pas pagesës së këstit të parë.