fbpx

Provo këto 3 strategji për të përmirësuar aftësitë e të dëgjuarit dhe kuptuarit në anglisht

Aftësitë e të dëgjuarit së bashku me aftësitë e të folurit janë pjesë thelbësore e komunikimit efektiv. Komunikimi i mirë vlerësohet në shumicën e vendeve të punës në industri të ndryshme si një nga aftësitë më të rëndësishme. Ju mund të keni nevojë të konsideroni përmirësimin e aftësive tuaja të dëgjimit për të zbatuar plotësisht aftësitë tuaja të komunikimit në vendin tuaj të punës dhe më gjerë.

Kur jeni një dëgjues i vëmendshëm, mund të filloni të përmirësoni marrëdhëniet, të merrni vendime në mënyrë më efektive dhe të arrini marrëveshje me të tjerët shpejt.

Ja disa strategji që mund të ju ndihmojnë për të përmirësuar e praktikuar më shumë aftësitë tuaja të të dëgjuarit:

  1. Fokusohu në idenë (ngjarjen, kuptimin, etj) kryesore. Kur ju dëgjoni apo shikoni diçka në një gjuhë tjetër, e në këtë rast në anglisht, nuk është gjithmonë e domosdoshme që të kuptoni çdo fjalë që thuhet për të kuptuar se për çfarë po flitet apo bëhet fjalë.Mos u merakosni nëse hasni në shumë fjalë të panjohura për ju. Ajo që ju ndihmon e që duhet të tentoni ta bëni, është të analzoni ngjarjen, situatën, skenën e filmit apo çfarëdo që po shikoni apo dëgjoni dhe të mundoheni të kuptoni përmbajtjen e përgjithëshme të asaj që po flitet. Duke e analizuar, ju përdorni dy gjëra që ju ndihmojnë ta arrini këtë: informacionet që tashmë i dini rreth asaj që po shihni dhe disa fjalë kyqe që tashmë i kuptoni në gjuhën tuaj.Pra, duke u bazuar në ato pak apo shumë fjalë (s’ka rëndësi se sa) që i kuptoni dhe në gjërat që mund t’i dini rreth asaj që po shihni, ju mund të tentoni të kuptoni idenë kryesore të asaj që po flitet.  Kjo metodë është shumë efektive sidomos në fillim të të dëgjuarit dhe kurdo që ndërron skena apo ngjarja dhe kalon tek një e re.Të provojmë ta praktikojmë këtë metodë: shikoni këtë video në këtë link dhe me aq informacione që keni dhe me aq fjalë sa kuptoni, provoni të kuptoni se për çfarë është duke u diskutuar. Kujtoni dy gjërat që përmendëm më lart.
  2. Përdoreni kontekstin për të kuptuar se çfarë vjen më pas. Në këtë rast, konteksti mund të jetë titulli i asaj që po dëgjoni, imazhet e skenat, çfarëdo gjëje brenda fotografisë apo skenës në bazë të cilës mund të kuptoni se çfarë po ndodhë. Për shembull, në këtë fotografi ju mund të bazoheni në atë çka shihni vërdallë (spitalin, sallën e operacionit, maskat e doktorëve, etj) pra kontekstin, dhe provoni të qëlloni se çfarë po bëjnë personazhet. Gjë që ju ndihmon të kuptoni edhe idenë kryesore gjithashtu.
  3. Dëgjoni dhe fokusohuni në detaje. Jo domosdosmërisht në secilën fjalë, por të fokusuarit në detaje që ju duhen për të kuptuar filmin, videon etj, është pjesë e rëndësishme në rastet kur shihni personazhe të reja, prezantohet ndonjë ide e re, ndërron diçka në historinë apo në skenën që po shihni, e veçanërisht ju duhen detajet në rastet me emra dhe numra.Dy gjëra që mund të ju ndihmojnë për të kuptuar detajet janë:
    1. Vëreni fjalët që theksohen më shumë – Në anglisht, jo çdo fjalë shqiptohet me theks të njëjtë. Në secilën fjali, fjalët më të rëndësishme janë gjithmonë më të theksuara dhe shprehia për t’i vërejtur fjalët e theksuara, ju ndihmon për të kuptuar detajet më leht.
    2. Intonacioni – që është i rëndësishëm veçanërisht në pyetje, kur numërojmë apo listojmë gjëra, etj.

Në fund, provoni të dëgjoni sa më shumë klipe, video, filma dhe përsërisni ato për të parë se sa informacion mund të ruani. Kjo do t’ju ndihmojë të bëheni më të vetëdijshëm për rolin tuaj si marrës i informacionit dhe mund të përmirësojë aftësitë tuaja të përgjithshme të komunikimit.