fbpx

GENERAL ENGLISH EXAMS

GENERAL ENGLISH EXAMS

Anglia Examinations England është në pronësi të Chichester College Group që nga viti 1993 dhe ofron teste standardizuese në 10 nivele te gjuhës angleze të cilat ju mundësojnë të dëshmoni zyrtarisht nivelin tuaj të gjuhës angleze.

Anglia Academy Kosovo është qendra e vetme e licensuar në Kosovë për testet e standardizuara të gjuhës angleze nga Anglia Examinations England

Akreditimi dhe kredencialet

Testet nga Anglia Examinations England janë të lidhura me CEFR (Common European Framework for Languages), i cili është një standard ndërkombëtar për përcaktimin e aftësive gjuhësore.

Anglia është e akredituar nga AIM Qualifications and Assessment Group  apo Autoriteti Kombëtar për Kualifikime në Angli, i udhëhequr nga Ofqual (Zyra rregullatore e kualifikimeve dhe testeve ndërkombëtare) e cila shërben për të standardizuar kualifikimet në mënyrë që të ruajnë besimin në testet e cilësisë së lartë.

Ofqual ka për qëllim të ruaj standardet dhe të siguroj besim në kualitetin e kualifikimeve në Angli duke përfshirë GCSE, nivelet A, nivelet AS dhe kualifikimet profesionale dhe teknike, duke përfshirë Kualifikimet dhe Vlerësimet AIM.

Gjithashtu studentët që arrijnë të kalojnë me sukses testin nga Anglia në nivelin C2 Masters,  përfitojnë automatikisht pikë shtesë në UCAS (The Universities and Colleges Admissions Service) e cila operon procesin e aplikimit në të gjitha universitetet Britaneze. Anglia është një nga shumë pak teste standardizuese  ESOL që ofron mundësi të tillë.

    Kush mund t'i nënshtrohet testimit?

    Testit për certifikim ndërkombëtar të Gjuhës Angleze nga Anglia Examinations mund t’i nënshtrohen të gjitha moshat!

    Certifikata Ndërkombëtar nga Anglia Examinations England është dëshmi zyrtare e gjuhës angleze dhe vlen për:

    • Studime jashtë vendit
    • Punësim brenda & jashtë vendit
    • Shkëmbim semestral në të gjithë botën

      Cka përfshijnë testet standardizuese nga Anglia Examinations England?

      Testet në të gjitha nivelet përfshijnë vlerësimin në 3 shkathtësitë bazë të gjuhës angleze sic janë: reading, writing listening. Speaking është opsional dhe mund të bëhet varësisht nga kërkesa e institucionit ku kërkohet dëshmia e gjuhës angleze.

        Procesi i testimit

        Testet në të gjitha nivelet mbahen online, në kompjuter në qendrën e testimit të Anglia Examinations Kosovo, në sesionin e testimit të zgjedhur nga kandidati. Informatat rreth sesionit të testimit dërgohen në emailin e kandidatit pas regjistrimit.

        Testi zhvillohet përmes portalit zyrtar të Anglia Examinations England dhe para se kandidatët të i nënshtrohen testimit ata do të pranojnë informatat rreth llogarive të tyre për kycje në portalin e testimit. Kandidatët gjithashtu do të pranojnë udhëzuesin për përdorim të portalit për testim para sesionit të testimit.

        Udhëzues për përdorim të portalit të testimit

          Pse të zgjedh certifikimin ndërkombëtar nga Anglia Examinations?

          • Të gjitha moshat
          • Testim në nivel të caktuar të gjuhës angleze
          • Vlefshmëria e certifikatës pa limit kohor (mund të përdoret tërë jetën)

            ANGLIA dhe CEFR

            Në tabelën më poshtë mund të shihni si qëndrojnë nivelet e testimit nga Anglia Examinations England në krahasim me CEFR dhe testet e tjera të standardizuara ndërkombëtare.

              Kalueshmëria e testimit

              Në tabelën më poshtë mund të shihni përqindjen e kalueshmërisë për secilin nivel të testimit nga Anglia Examinations England.

              Kalueshmëria e testit përfshin mesataren e arritur nga të 3 shkathtësitë e përfshira në test sic janë: reading, writing, dhe listening.

              Në bazë të rezultatit shkallët e kalueshmërisë janë: PASS, MERIT DHE DISTINCTION (shiko tabelën më poshtë)

              Vërejtje: Nëse rezultati i njërës nga shkathtësitë (reading, writing listening) është nën 40% atëherë testi nuk kalohet edhe nëse mesatarja rezulton mbi 50%.

                Si të përgaditem për testin?

                Ndjek kurs përgaditor nga Anglia Academy Kosovo. Për informata rreth kurseve përgaditore klikoni këtu: Kurs përgaditor për testet nga Anglia Examinations England

                Step to Books – Librat zyrtar përgaditor për secilin nivel të testimit nga Anglia Examinations England. Librat mund ti gjeni në qendrën tone në Prishtinë.

                Teste Provuese

                  Rezultatet dhe Certifikatat

                  Rezultatet dërgohen në formë elektronike në emailin e dhënë gjatë aplikimit.
                  Kohëzgjatja e rezultateve:

                  • Procedurë të rregullt – 5-6 javë pas arritjes së testeve në qendrën e kontrollimit në
                    Chichester, Angli
                  • Procedurë të shpejtuar (Fast Track Service) – 10-15 ditë pas përfundimit të testimit – Pagesë shtesë prej 35euro

                  Vërejtje: Kohëzgjatja e pranimit të certifikatave ndryshon, dhe mund të zgjas deri në 8 javë pas përfundimit të testimit.

                  Certifikata elektronike mund të përcjellet në afat më të shkurtër kohor me kërkesë të vecantë nga kandidati.

                    Sesionet e testimit

                    SESIONI I TESTIMIT

                    • 22 JANAR 2022
                    • 12 MARS 2022
                    • 9 PRILL 2022
                    • 14 MAJ 2022
                    • 25 QERSHOR 2022
                    • 10 SHTATOR 2022
                    • 15 TETOR 2022
                    • 26 NËNTOR 2022

                    AFATI I FUNDIT PER REGJISTRIM

                    • 7 JANAR 2022
                    • 25 SHKURT 2022
                    • 25 MARS 2022
                    • 29 PRILL 2022
                    • 10 QERSHOR 2022
                    • 19 GUSHT 2022
                    • 30 SHTATOR 2022
                    • 10 NËNTOR 2022

                      ÇMIMET:

                      First step25 Euro
                      Junior25 Euro
                      Primary29 Euro
                      A1 – Preliminary39 Euro
                      A2 – Elementary45 Euro
                      A2+ - Pre-intermediate50 Euro
                      B1 – Intermediate75 Euro
                      B2 – Advanced75 Euro
                      C1 – Proficiency85 Euro
                      C2 – Masters90 Euro
                      CITE Teaching Qualification199 Euro
                      Business 1 (Practical)45 Euro
                      Business 2 (Intermediate)50 Euro
                      Business 3 (Advanced)65 Euro
                      Business 4 (Proficiency)70 Euro

                      TESTET PËR TË FOLURIT:

                      First Step-Preliminary25 Euro
                      Elementary-Pre-Intermediate35 Euro
                      Intermediate-Masters45 Euro
                      Speaking Business (variable)35-45 Euro

                      *Vërejtje: Vendi juaj për certifikim rezervohet vetëm pasi të kryhet pagesa deri në afatin e fundit për sesionin e testimit që keni zgjedhur!