fbpx

4 mënyra që ndihmojnë në marrëdhëniet pozitive me nxënësit tanë!

Marrëdhëniet pozitive janë themeli i cdo ore mësimore efektive e veçanërisht një orë që përfshin nxënësit që mësojnë gjuhën angleze (ELL). Mësimdhënësit duhet të mësojnë për prejardhjen dhe përvojat jetësore të nxënësve të tyre në mënyrë që ti ndërlidhin ato me mësimet e reja. Mësuesit duhet gjithashtu të kuptojnë ambiciet dhe interesat e nxënësve të tyre në mënyre që të planifikojnë orë të cilat janë të rëndësishme dhe atraktive si dhe në përputhshmëri me nevojat e nxënësve.

Kur mësuesit janë të aftë të njohin nxënësit ata janë gjithashtu të aftë të marrin vendime të duhura në lidhje me kurrikulën, taktikat mësimore si dhe menagjimin sa më efektiv të orës mësimore. Një raport i mirë do të thotë një marrëdhënie e rehatshme dhe harmonike mes mësuesit dhe studentit. Ndërtimi i një raporti të shëndetshëm përveç që përfshin gjetjen e vlerave dhe interesave, gjithashtu bazohet në krijimin e një besimi dhe respekti pavarësisht prejardhjes dhe diferencës në moshë.

Më poshtë mund të shohim disa nga mënyrat se si mësimdhënësit mund të kontribojnë në marrëdhëniet pozitive me nxënësit e tyre:

 

Nxënësit duhet të ndihen rehat gjatë orës mësimore

Për shumë nxënës fillestarë të gjuhës angleze ora e parë është e vështirë sepse ata nuk dinë çfarë të presin nga mësimdhënësi ose ora mësimore. Gjithashtu ata mund të jenë të stresuar dhe ndrojtuar kur vjen koha të flasin anglisht sepse ndihen sikur nuk janë të aftë për tu shprehur. Prandaj nxënësit duhet të ndihen sa më rehat dhë të kuptojne që është krejtësisht normale të bëjnë gabime. Është shumë e rëndësishme në këto raste që mësuesi të shfaq pozitivitet dhe entuziazëm në mënyrë që nxënësit të jenë sa më të lirshëm dhe të motivuar.

 

Përfshini aktivitete argëtuese të cilat thyejnë akullin

Orët e para të gjuhës angleze janë të sikletshme për shumë nxënës. Kjo mund të evitohet duke përdorur aktivitete argëtuese si loja “2 gënjeshtra 1 e vërtet”. Kjo është një mënyrë e mirë që nxënësit të njohin mësuesin si dhe pjestarët e tjerë të grupit.

 

Njihni nxënësit dhe lejoni nxënësit të të njohin ty

Në mënyrë që të ndërtohet një marrëdhënie sa më pozitive mes mësimdhënësit dhe nxënësit është e domosdoshme që mësimdhënësi ta njoh më detajshit nxënësin, p.sh, cilat janë ambiciet, interesat, hobit dhe të gjej mënyra ti ndërlidhë ato me mësimet që zhvillohen. Gjithashtu është e rëndësishme që edhe mësimdhënësi të ndaj eksperiencat e tij/saj sepse kjo bën që nxënësi ta shoh mësimdhënësin prej një perspektive tjetër dhe kjo mundëson në krijimin e një raporti shoqëror dhe një ambienti të ngrohtë.

 

Lavdëroni nxënësit tuaj dhe jepni vlerësime

Lëvdatat janë shumë të rëndësishme për nxënësit në mënyrë që ta rrisimin vetbesimin e tyre. Kjo mund të bëhet

përgjatë shqiptimit apo edhe përdorimit të një fjale të re. Kritikat konstruktive dhe vlerësimet janë të nevojshme për nxënësit dhe kjo mundëson që ata të reflektojnë dhe ti përdorin ato për ta përmisuar veten. Mirëpo kjo gjithashtu ndihmon në raportin mësimdhënës-nxënës sepse krijon nje raport të sigurt dhe efektiv.