fbpx

5 Filmat që Duhet Shikuar gjatë Festave të Fundvitit

Gjuha Angleze është një burim pasur i mundësive të komunikimit dhe shprehjes. Ka shumë mënyra efektive për të përvetësuar këtë gjuhë, e njëra ndër to përfshinë edhe filmat. Filmat ndihmojnë në përvetësimin e gjuhës angleze duke ofruar një kombinim të aftësive dëgjuese, vizuale dhe kuptimore. Përmes dëgjimit të dialogjeve dhe ekspozimit të fjalëve dhe strukturave gramatikore, shikuesit përmirësojnë njohuritë e tyre gjuhësore. Për më tepër, aspekti vizual i filmave ndikon në kreativitet dhe imagjinatë, si dhe ndihmon në kuptimin e kontekstit dhe marrjen e informacioneve. Përveç kësaj, filmat ofrojnë një pasqyrë të kulturës angleze dhe sjellin situata të ndryshme që lejojnë shikuesit të përfshihen emocionalisht. Përmes diskutimeve pas shikimit të filmave dhe aktiviteteve të tjera lidhur me to, studentët mund të përdorin gjuhën angleze në një mënyrë më të natyrshme dhe të përshtaten me shprehjet dhe thekset e ndryshme të përdorura në gjuhën angleze.

Përmbajtja e këtyre filmave

Filmat me përmbajtje festive sjellin një atmosferë të ngrohtë dhe magjike për studentë. Këta filma, shumtë prej tyre të njohur tash e sa vite, shpërndajnë një atmosferë të këndshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, që ndihmon shikuesit të ndjehen më pozitivë dhe të kenë një gjendje shpirtërore më të gëzueshme. Përmes historive të ndryshme, personazheve karizmatik dhe melodive festive, filmat sjellin gëzim dhe emocione pozitive. Nga komeditë humoristike si “Home Alone” dhe “Elf”, tek filmat bazuar në librin e Charles Dickens të shfaqura në disa variante filmike, duke vazhduar me komeditë romantike si “The Princess Switch”, e deri te filmat me përmbajtje të Plakut të Vitit të Ri “Miracle on the 34 th Street”, këta filma ofrojnë shpërqëndrim të këndshëm nga rutina e përditshme si dhe ofrojnë mesazhe të ndryshme. Për më tepër këta filma ndihmojnë në përmirësimin e gjuhës dhe ndihmojnë në kuptimin e pjesëve të ndryshme gramatikore. Së fundmi, për shumë njerëz, shikimi i këtyre filmave bëhet një traditë e paharrueshme gjatë festave dhe ndihmon në krijimin e një atmosferë të veçantë festive.

Avantazhet e shikimit të filmave me përmbajtje festive

Filmat me përmbajtje festive u kanë shumë avantazhe. Së pari, shikuesit përvetësojnë aftësite e leximit, kuptimit si dhe komunikimit të gjuhës angleze, sepse filmat ndihmojnë në përmirësimin e dhe ndihmojnë në kuptimin e pjesëve të ndryshme gramatikore. Së dyti, shumë filma me përmbajtje festive bëhen pjesë e traditave të sezonit të festave. Filmat festiv, më së shpeshti shtjellojnë tema të familjes dhe bashkësisë. Shikimi i tyre mund të sjellë familjet e vërteta dhe miqtë më pranë njëri-tjetrit, duke nxitur lidhjet familjare dhe harmoninë në mes vete.Shikimi i tyre mund të bëhet një mënyrë fantastike që familjet dhe miqtë të bashkohen dhe shijojnë kohën së bashku gjatë festave. Për më tepër, filmat festivë shpesh përmbajnë mesazhe frymëzuese, si solidariteti, dashuria, dhe njohja e vlerave thelbësore familjare. Këto mesazhe mund të ndihmojnë në nxitjen e ndjenjave pozitive dhe reflektimin mbi vlerat njerëzore. Poashtu, filmat festivë shpesh përfshijnë elemente magjike dhe imagjinare si dhe, shfaqin pamje dhe tinguj festivë, duke krijuar një përvojë të pasur vizuale dhe auditive që ndikon në shikim më të kënaqshëm, si dhe ndikon në krijimin e një atmosfere të veçantë që nxit fantazinë dhe imagjinatën e shikuesve, veçanërisht të fëmijëve. Së fundmi, filmat me përmbajtje festive janë të këndshëm dhe argëtues. Shikimi i tyre mund të ndikojë në ndjenjën e një kthimi mbrapa në kujtimet e kohëve festive të përjetuara nga secili nga ne.

Më poshtë mund t’i gjeni disa sugjerime të shkëlqyera. Këtu janë disa filma festivë të njohur:
1. “Home Alone” (1990)
2. “Elf” (2003)
3. “The Princess Switch” (2018)
4. “A Christmas Carol” (2009)
5. “Miracle on 34th Street” (1947)