6 GJËRA QË DUHET T’I SHMANGNI GJATË MËSIMIT TË ANGLISHTES
- Shmangni njerëzit që ju thonë se anglishtja është e vështirë.
Anglishtja është gjuha më e folur në botë. Në shumicën e rasteve, është vetzgjedhja e njerëzve për ta mësuar atë si një gjuhë të dytë. Kjo do të thotë që shumë njerëz ia kanë dalur me sukses.
Anglishtja mund të kosniderohet si gjuhë e vështirë nëse llogarisim një numër të madh rregullash që i përfshin sa i përket gramatikes apo varianteve të dialekteve. Megjithatë, ju duhet të mbani motivimin dhe t’a ndani të mësuarit në disa pjesë që ju i parashihni t’i kaloni me sukses.
- Përpiquni që mos ta ndani anglishten nga pjesa tjetër e jetës
Vijimi orës së anglishtes në klasë është një nga bazat për ta mësuar gjuhën. Mirëpo, mos e ndani atë në castin që largoheni nga klasa. Është me rëndësi për një student të mirë që të përfshij veten edhe me gjuhë edhe jashtë klasës së anglishtes.
Si mund ta bëni këtë?
Filloni nga interesat tuaj personal: dëgjoni këngë të artistave tuaj të parapëlqyer në anglisht, apo shikoni filma që janë poashtu në gjuhën angleze. Filloni të lexoni kur jeni vetëm, e pastaj tek familja dhe shoqëria ku edhe mund të merrni ndonjë vlersim. Mëso 5 fjalë të reja në ditë dhe lexoji me zë apo edhe krijo fjali me to. Në këtë mënyrë do përfitoni shumë, ku po ashtu ka edhe mënyra të tjera që mund të ju ndihmojnë në qasjen aktive në të mësuarit e gjuhës.
- Shmangni pritjen e gjatë për të filluar të flisni anglisht
Mësimi i anglishtes është shkathtësi që sic do shkathësi tjetër siq është të ngasësh makinën, të luash ndonjë instrument — duhet të praktikohet.
Mund të jetë rasti që prisni për një siguri më të madhe brenda jush për të filluar të flisni anglisht, por mos prisni shumë gjatë, pasiqë sa më herët të filloni aq më shpejtë edhe aftësija juaj do të zhvillohet.
- Shmangni krahasimin me të tjerët
Gjithësecili mëson me një ritëm të caktuar, pavarësisht nga shkathtësit që kanë. Prandaj, edhe me një person që është në të njëjtin nivel të gjuhës nuk mund të bësh krahasime. Sigurohu që po jepni merita vetes tuaj për arritje të derimëtanishme dhe të motivoni veten tuaj për synimet e radhës, dhe asnjëherë të mos ndjeni keqardhje për ato aftsi që akoma s’keni arritur t’i përvetësoni.
- Shamngni ngatërrimin me gramatikë
Kuptohet që cdo gjuhë ka format dhe rregullat e veta sa i përket gramatikës, me të cilat duhet të mësohemi që t’i llogarisim si pjesë kyqe gjatë mësimit të cilësdo gjuhë. Por shumë gjuhë krahasuar me anglishten kanë aspekte të gramatikës më të lehta—por mos u ngatërroni me pjesët e vështira të saj. Filloni nga pjesët më të lehta; t’i përforconi ato, dhe pastaj rrjedhimisht dhe pjesa tjetër fillon të vij si më e lehtë.
- Shamngni frikën për të bërë gabime
Mos mbani gojen mbyllur me frikën se do bëni gabime po sa të filloni të flisni anglisht. Mos jeto me frikën se do të krijosh ndonjë situatë të sikletshme, asgjë e keqe nuk mund të ndodh edhe nëse bëni gabime. Përkundrazi, ju mund të mësoni shumë nga gabimet, hapi i pare t’i indetifikoni ato, t’i pranoni dhe pastaj të përqëndrohi në përmirësimin e tyre më mirë se sa në faktin se si do të reagojnë të tjerët.