fbpx

6 teknika si të praktikoni anglishten vetë

Për shumë njerëz është e vështirë të praktikojnë anglishten sepse ndoshta kanë qasje të kufizuar në vende ku flitet anglishtja, në njerëz që e kanë anglishten gjuhë amtare apo thjesht nuk njohin dikë me të cilin mund të bisedojnë në anglisht në mënyrë që ta praktikojnë këtë gjuhë. Veçanërisht është e vështirë për personat që janë të turpshëm të flasin në një gjuhë të re.

Por gjitha këto nuk ju ndalojnë të praktikoni anglishten vetëm.

Ti mund të shikosh video, filma, mund të dëgjosh lajme, muzikë, biseda etj, në anglisht, të gjitha këto janë mënyra shumë të mira për të ushtruar anglishten por eventualisht duhet t’i krijosh momentin apo mundësine vetes që të fillosh të flasësh, t’i lësh të tjerat për pak; thjesht të flasësh, të ushtrosh të folurit  me të tjerët gjë që mund të jetë e vështirë për shumicën e njerëzve, e nëse është edhe për ty, pse nuk fillon të praktikosh me veten njëherë?

Këtu janë disa teknika super të thjeshta dhe praktike për të praktikuar anglishten vetëm e që mund të ju ndihmojnë shumë të bëni hapat e parë drejt të praktikuarit e anglishtes.

 

Flit me pasqyrën

Po, aq e thjeshtë. Flit me pasqyrën, dil para saj dhe fillo të flasësh me veten. Është shumë e lehtë dhe e dobishme. Çdo mëngjes dhe mbrëmje kur pastroni fytyrën, mundohuni të flisni për pak minuta në anglisht.

Çelësi për të përvetësuar gjuhën, në këtë rast anglishten, ndër të tjera, eshtë shprehia. Nëse mund të ja bashkangjitni të mësuarit një shprehie ekzistente që e bëni çdo ditë, e bën shumë të lehtë ta praktikoni të mësuarit çdo ditë. Për shembull, ju e lani fytyrën çdo ditë kur zgjoheni, apo jo? Nëse ja vendosni kusht vetes qe çdo ditë bashkarisht me larjen e fytyrës të flisni anglisht në pasqyrë për 5 apo 10 minuta, ju do ta bëni atë, do të ja krijoni shprehi vetes e që do ju rezultojë në përmirësim të prakikës së gjuhës.

Disa përfitime nga të folurit në pasyrë janë se mund të shohësh lëvizjet që bëni, shprehjet e fytyrës e gojës gjë që është e dobishme për shqiptimin e fjalëve; si ju i shqiptoni ato, gjestet etj. Gjithashtu, është njëjtë si të flasësh me dikë tjetër vetem se pa frikën apo dyshimin se tjetri po mendon diçka për mënyrën si flisni.

 

Praktiko anglishten me audio të shkurtra

Derisa dëgjoni audiot, fokusohuni në fjalët kyqe që theksohen më shumë, përsëritini ato pas audios. Gjithashtu mund të fokusoheni edhe në fraza apo shprehje të ndryshme që ju duken interesante apo të çuditshme, dëgjoni prapë dhe përsëritini edhe ato. Kjo ju ndihmon në dëgjim por edhe në përgatitje për të folur sepse sa më shumë që i përsërisni fjalët, aq më shumë mundësi keni që ti mbani mend ato kur flisni.

Në fund, mundohuni ta përmbledhni të gjithë audion me fjalë tuajat. Pa lexuar, thjesht me fjalët tuaja. Krahasoni atë me audion origjinale nëse keni bërë ndonjë gabim apo keni përdorur ndonjë fjalë me kuptim të ndryshëm – që ju ndihmon të vëreni se çfarë keni bërë ndryshë duke rezultuar në përmirësim.

 

Imitoni aktorët tuaj të preferuar

Zgjedhni një nga aktorët qe e preferoni dhe bëhuni sikur jeni ai/ajo. Kopjoni gjestet e tyre, shprehjet e fytyrës, theksin, zërin, fjalët, etj. Pse është e dobishme kjo?

Duke e imituar dikë, ju në fakt bëni dicka qe s’ju përket juve gjë që ndikon në zvogëlim të ndjenjës së sikletit apo jo rehatisë dhe rezulton në të folur me më vetëbesim.

 

Dërgoni audio mesazhe

Ditëve të sotme secili nga ne përdorë telefonin për të biseduar me të tjerët me zë apo me mesazhe. Është mënyrë shumë e mirë nëse filloni të bisedoni më mesazhe me shoqërinë tuaj ama jo në shqip, provo me mesazhe në anglisht. Ose sfido veten edhë më shumë; dërgo audio mesazhe në anglisht.

Nuk është një mënyrë e rëndë ku keni presion si në telefonatë për shembull, me audio mesazh ke kohë të mendosh e përgatisësh çfarë do të thuash, e nëse nuk të pëlqen thjesht fshije dhe bëje përsëri.

Por e tërë kjo nuk duhet të ketë qëllim që ta bësh mesazhin patjetër në mënyrë të drejtë apo perfekte, qëllimi duhet të jetë tek të praktikuarit e anglishtes.

 

Përshkruaj çfarë po bën

Kjo është mënyrë e dobishme për të praktikuar të folurit por nëse së pari mendoni anglisht. Pra, mos mendoni përshkrimin një herë në shqip e pastaj ta përktheni në mendjen tuaj e më pas ta thuani në anglisht, merr shumë kohë, është e lodhshmë dhe aspak e dobishme për praktikë të gjuhës.

Zgjedhni një kohë kur dilni për të ecur apo vrapuar apo çfarëdo aktiviteti tjetër dhe filloni të përshkruani çfarë po shihni. Filloni me fjalë të vetme: park, children, trees, etj. Pastaj vazhdoni dhe lidhini në shprehje dhe fjali.

Këndoni në anglisht

A ka ndonjë mënyrë më të mirë se të praktikosh gjuhën duke u kënaqur me muzikë të mirë?!

Zgjidh një këngë që të pëlqen dhe këndoje atë, mund ta gjeni edhe tekstin e këngës dhe të këndoni në të njëjtën kohë dukë e lexuar tekstin. Kjo ju ndihmon të mësoni apo vëreni intonacionin, melodinë e fjalëve, shkurtesat e fjalëve, etj. Mos u merakosni nëse nuk tingëlloni mirë. Jeni vetëm.

Ja një website shumë i mirë falas ku mund të shkoni dhe të zgjidhni një këngë e të këndoni ndërkohë sa e shihini dhe tekstin e këngës e madje edhe mund ta sfidoni veten për të gjetur fjalën që mungon.

Ideja është që të përsërisni tingujt apo fjalët deri sa të bëheni më të lirshëm apo të tingëlloni më rrjedhshëm.