fbpx

Vit i ri, gjuhë e re - 7 këshilla si të mësoni një gjuhë të re këtë vit

Nëse keni nevojë për zgjidhjen më të përsosur për ta bërë këtë vit më të mirë, jeni në vendin i duhur. Mësimi i një gjuhe të re duhet të jetë synimi juaj për vitin e ri. Pse? Sepse do t’ua jap një superfuqi dhe do ta bëjë vitin e ardhshëm pafundësisht më interesant dhe argëtues.

Ne kemi përpiluar shtatë këshilla që ky të jetë viti që ju mësoni një gjuhë të re.

  1. Bëhuni real

Unë nuk dua të ju prish disponimin që në fillim por me siguri ju nuk do ta flisni rrjedhshëm një gjuhë të re brenda një jave ose edhe një muaj – por mund të mësoni të numëroni deri në 100 në një javë ose të mësoni përmendësh se si të lidhni 10 folje në 10 ditë. Sa më preciz të jenë qëllimet tuaja, aq më lehtë do t’i arrini ato, gjë që do ta bëjë të gjithë përvojën shumë më të kënaqshme.

Nëse i ndani qëllimet tuaja gjuhësore në hapa më të vegjël, ato do të bëhen pjesë e përditshmërisë suaj në një kohë të shkurtër, dhe pas disa javësh, ju do të kuptoni rregullat e gjuhës angleze pa menduar fare.

  1. Jini specifik dhe mbani një plan

Të thuash që ke për qëllim që të mësosh anglisht është një synim i shkëlqyeshëm, por do të ishte më efektive të vësh me një synim më specific. Ndoshta dëshironi të shikoni një film amerikan pa titra në fund të vitit, lexoni një libër pa përdorur një fjalor, ose udhëtoni në Londër dhe porosisni peshk dhe patate të skuqura si një britanik i vërtetë?

Synimet e mira (dhe shpërblyese) kanë rezultate të dukshme, prandaj sigurohuni që plani juaj për ta mësuar gjuhën ka një objektiv specifik dhe mund të ndahet në hapa të vegjël. Ja se si t’i bëni ato hapat në një plan që do t’ju bëj të flisni rrjedhshëm brenda një viti.

  1. Zgjidhni metodën tuaj

Ka një bollëk mjetesh për mësimin e gjuhës atje – audio inqizime, podcast, aplikacione, udhëtime jashtë vendit, dhe, natyrisht, klasa online dhe offline. Sigurohuni që të zgjidhni metodën që funksionon më mirë për ju. Nëse nuk ju pëlqen të mësoni vetëm, podkastet mund të mos jetë mënyra më e mire. Në vend të kësaj, gjeni një mik të përbashkët ose bëhuni pjese e një kursi. Mund të duhet pak kohë për të gjetur metodën që të përshtatet ose kombinimi i metodave, por kjo është pjesë e përvojës mësimore dhe kjo do të ndihmojë që ju të arrini qëllimin tuaj.

  1. Planifikoni për rrugë me pengesa

Do të ketë ditë apo edhe javë kur asgjë nuk është argëtuese, dhe ju jeni shumë të zënë me shkollë ose punë. Të mësuarit e gramatikës është gjëja e fundit në mendjen tuaj, pa marrë parasysh sa dëshpërimisht dëshironi te shkoni në Romë dhe ta porosisni një xhelato pa ndihmen e askujt ndërsa admironi Koloseun. Nëse nuk keni kohë apo energji të shqetësohesh për mbiemrat dhe ndajfoljet për një ose dy javë, kjo është krejtësisht në rregull. Mos u dekurajo nga pengesat dhe të heqësh dorë nga plani juaj, në vend të kësaj, kthjellu dhe merrni përsri në dorë hapat. Në fund të fundit, Roma nuk u ndërtua brenda një dite.

  1. Monitoroni progresin tuaj

Edhe pse testet nuk janë kënaqësi e madhe, është thelbësore të merrni shënime për arritjet tuaja. Shumë aplikacionet dhe kurse kanë provime të brendshme që duhet t’i kaloni përpara se të vazhdoni, por ka edhe teste të ndryshme falas në internet që do t’ju ndihmojnë të vlerësoni nivelin tuaj të gjuhës angleze. Nëse nuk dëshiron të testohesh por je i vendosur të shikosh me sukses një film pa titra, provo të shikosh klipe më të shkurtra (për shembull, si trailerat e filmave) ose filma vizatimorë për të kontrolluar se sa ju tashmë e kuptoni gjuhën.

  1. Tregoni të tjerëve për synimet tuaja

Nëse po mësoni gjuhën me një shok ose jeni në një grup, ju automatikisht do të ndieni presionin e shoqërisë për të kryer detyrat e shtëpisë. Por nëse preferoni të studioni vetë, sigurohuni që t’i tregoni miqve tuaj ose familjarëve për planet tuaja, kështu që ju mund të mbani përgjegjësi – dhe ata mund të kontrollojnë dhe të monitorojnë përparimin tuaj. Duhet t’ju tregoni atyre përditësime të vazhdueshme për pasurimin e fjalorit në anglisht që po bëni. Kjo mund të jetë një mjet i shkëlqyeshëm motivues.

  1. Shpërbleje veten dhe argëtohu

Kur i ndani qëllimet tuaja në hapa më të vegjël, do të jetë më e lehtë për të parë rezultatet dhe për të matur atë që keni arritur. Sa herë që arrini një hap të vogël, shpëbleje veten – qoftë edhe me një kek i vockël (ose tre) ose një këmishë të re në modë për pushimet tuaja të ardhshme jashtë vendit. Sigurisht, ju gjithashtu mund të festoni të gjitha ato shprehjet të reja angleze duke shkuar në një fast food dhe t’i praktikuar ato jetë reale?