A mund të mësoj anglisht nga TV? Po, mundesh dhe ja se si..
Shumë njerëz e kanë mësuar me sukses anglishten përmes TV, dhe gjëja më e mirë nga kjo mënyrë është se ju nuk jeni të izoluar në një listë fjalori dhe po mësoni nga një folës amtar, kështu që shqiptimi juaj duhet të jetë shumë më i saktë sesa nëse jeni duke mësuar nga një libër.
Duket mënyrë e lehtë dhe e mrekullueshme, apo jo!?
Por mësimi i anglishtes nga filmat dhe TV nuk ndodh sa hap e mbyll sytë. Në veçanti nëse nuk e bëni atë në mënyrën e duhur. Mbani në mend se kjo nuk ka të bëjë me relaksimin dhe çlodhjen duke parë TV ose një film, por ka të bëjë me të mësuarit. Është një përvojë aktive, pjesë e studimeve tuaja.
Këshillë 1: Punoni në nivelin tuaj
Nëse të kuptuarit përderisa jeni duke dëgjuar është një sfidë e madhe për ju dhe dëshironi të punoni në mënyrë specifike, filloni me një skenë të thjeshtë që përfshin vetëm disa njerëz në një mjedis të qetë. Nëse po kërkoni të gjeni fjalor ose fraza të reja, ose dëshironi të sfidoni të kuptuarit tuaj gjatë dëgjimit, mund ta bëni këtë duke provuar një skenë në një dhomë të zhurmshme ose një skenë ku njerëzit janë duke folur me një theks jo standard. Pra, punoni në një nivel që është i duhuri për ju – një nivel që nuk është aq sfidues sa nuk kuptoni pothuajse asgjë.
Këshillë 2: Titra
Kur të jeni duke mësuar anglisht nga Tv, hapi i parë është të dëgjoni pa titra. Kur dëgjoni diçka që nuk e kuptoni, ose një fjalë që nuk e dini (dhe është në rregull nëse kjo ndodhë shpesh), ndaloni luajtësin. Kthehuni pas 10 sekonda dhe dëgjoni përsëri, ndaloni atë. A mund ta kuptoni? Shkruani sa më shumë fjali që përmbajnë si bazë atë fjalë dhe bëjeni këtë në një fletore që keni vetëm për këtë qëllim. Pastaj, aktivizoni titrat në anglisht dhe kthehuni dhe dëgjoni përsëri. Dëgjoni dhe shikoni me titra. Ndoshta pjesa që nuk e keni kuptuar është një fjalë krejt e re që nuk e keni parë apo dëgjuar kurrë më parë. Kjo është një mënyrë e mrekullueshme për të mësuar fjalë të reja. Shkruani fjalën, kërkoni përkufizimin dhe shkruani fjalinë me të cilën e keni dëgjuar. Por mbase kur kthehesh dhe shikon me titra, kupton se i di të gjitha ato fjalë, atëherë pse nuk e kuptove? Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme dhe përgjigjja e saj është çelësi për të përmirësuar të kuptuarit tuaj gjatë dëgjimit. Ndoshta fraza u tha shumë shpejt dhe aty kishte reduktime që e bënë shumë të vështirë identifikimin e fjalës. Ose ndoshta një fjalë ka një shqiptim që është krejtësisht i ndryshëm nga ai që keni menduar. Shkruani fjalinë e plotë tani dhe rrethoni fjalët që nuk i kuptuat. Më pas përdorni butonin e kthimit prapa për të dëgjuar shumë herë – pesë, ndoshta edhe më shumë. Diçka u shqiptua në një mënyrë që nuk e prisnit. Studioni se si e shqipton folësi amtar. E më e rëndësishmja, thuajeni frazën me zë të lartë disa herë, duke imituar folësin amtar sa më saktë që të mundeni. Shkruani shqiptimin e saktë në fletoren tuaj.
Këshillë 3: Rishikoni
Nëse keni marrë kohë për të bërë punën e shikimit, ndalimit, shkrimit të fjalive , atëherë bëjini vetes një nder dhe forcojeni atë mësim. Mbani afër fletoren tuaj të anglishtes për filma, kështu që nëse keni pak kohë shtesë, duke pritur për një takim, ose në udhëtimin tuaj ose gjatë pushimit të drekës, mund t’i kujtoni vetes atë që keni mësuar dje. Nëse keni mësuar një fjalë të re, përpiquni të gjeni fjalitë tuaja për të tani. Praktikoni të thoni fjalët dhe frazat tuaja të reja me zë të lartë sa herë që është e mundur.
Këshillë 4: Vendosni qëllime të menaxhueshme për veten tuaj
Mos u përpiqni të mësoni 100 fjalë ose fraza të reja në ditë. Kjo është shumë. Bëjeni synimin tuaj të mësoni 5 ose 6. Kur i mësoni ato në kontekst dhe i rishikoni për shtatë ditë, kjo do t’ju sjellë rezultate të mira. Përpjekja për të mësuar shumë, shpesh do të thotë të mbash mend shumë pak dhe ju vetëm keni shpenzuar kohë kot.
Ka një mori shfaqjesh televizive dhe filmash që mund t’i përdorni për t’ju ndihmuar të mësoni anglisht dhe të flisni si vendas. Filloni me atë që është filmi ose shfaqja juaj e preferuar për t’u përdorur si mjet studimi për anglisht.