Anglishtja amerikane vs Anglishtja britanike
Theksi është një shqiptim apo mënyrë në të cilën njerëzit shqiptojnë gjuhën. Është rezultat se si, ku dhe kur kemi mësuar një gjuhë të caktuar. Gjuha angleze ka thekse të shumta dhe këto thekse dallojnë nga një rajon në tjetrin. Mirëpo, shkolla të shumta si dhe vetë nxënës preferojnë të mësojnë theksin amerikan dhe atë britanik, për shumë arsye ndër to ndikimi i madh i shteteve si Amerika dhe Britania e Madhe në këta popuj, por gjithashtu ndikimi i filmave, muzikës etj. Këto thekse gjithashtu konsiderohen si thekse standarde të gjuhës angleze. Mirepo që të dyja këto thekse kanë një sërë dallimesh duke u nisur nga dallimet fonetikore, fjalë të cilat dallojnë në shqiptim dhe të shkruajtur deri tek gramatika.
Këto dallime mund ti shohim në disa shembuj të marrë më poshtë:
Ndryshime në fjalor
Fjalori është ndryshimi më i dukshëm midis anglishtes amerikane dhe angleze britanike.
American | British |
Apartment | Flat |
Chips | Crisps |
Candy | Cookie |
Eggplant | Aubergine |
Elevator | Lift |
Sweater | Jumper |
Pharmacy | Chemist’s |
Fjalët dallojnë gjithashtu edhe nga mënyra se si ato shkruhen:
American | British |
Gray | Grey |
Defense | Defence |
Enquiry | Inquiry |
Favorite | Favourite |
Color | Colour |
Honor | Honour |
Traveling | Travelling |
Përveç drejtshkrimit dhe fjalorit, ekzistojnë disa dallime gramatikore midis anglishtes britanike dhe asaj amerikane. Për shembull, në anglishten amerikane, emrat kolektivë konsiderohen njëjës (p.sh. ‘’The band is playing’’). Në të kundërt, emrat kolektivë mund të jenë ose njëjës ose shumës në anglishten britanike, megjithëse forma e shumësit përdoret më shpesh (p.sh. ‘’The band are playing’’).
Britanikët gjithashtu kanë më shumë gjasa të përdorin gjuhën formale, të tillë si ‘shall’, ndërsa amerikanët favorizojnë ‘will’ ose ‘should’ qe është më joformale.
Amerikanët, megjithatë, vazhdojnë të përdorin “gotten” si paskajoren e “get”, të cilën britanikët e kanë hequr prej kohësh në favor të fjalës “got”.
‘Needn’t’, e cila përdoret zakonisht në anglishten britanike, përdoret rrallë, në anglishten amerikane. Në vend të tij është “I don’t need to”.
Sa i përket ndryshimeve ndërmjet këtyre dy varianteve; Rregulli i artë është që të jeni në përputhje me përdorimin tuaj kudo që të jetë e mundur. Nëse përdorni anglishte amerikane, jini në përputhje me drejtshkrimin tuaj, p.sh., “The orange’s color is also its flavour” – the “color” është American ndërsa the “flavour” është British. Sigurisht, nuk është gjithmonë e thjeshtë apo e realizueshme për ta bërë këtë.