3 këshilla për mësimdhënësit e gjuhës angleze gjatë punës me fillestarë
Të mësuarit e gjuhëve të huaja, e në veçanti gjuhës angleze tek pothuajse të gjithë është bërë shumë i rëndësishëm në ditët e sotme.
Mësimdhënja e një gjuhe të huaj është sfidë interesante e atraktive por ndonjëherë është e vështirë dhe me shumë përgjegjësi se si e gjen taktikën dhe metodën e drejtë për t’u mësuar fillestarëve një gjuhë të re, gjithashtu me atraktivitet sepse të mësuarit e gjuhës mbetet sfidë edhe e fillestarëve, qofshin ata fëmijë apo të rritur.
Shumë herë prindërit vihen përpara një dileme për kohën më të përshtatshme kur fëmija të fillojë të mësojë një gjuhë të huaj. Disa fillojnë të mësojnë një gjuhë të dytë njëkohësisht me gjuhën amtare, ndërsa disa prindër shqetësohen se kjo ndikon për keq tek ta dhe kështu e fillojnë mësimin e gjuhës angleze kur fëmijët janë në një moshë më madhore.
Në fakt, shumë studime tregojnë se fëmijët e vegjël nuk e mësojnë gjuhën e huaj por ata e përvetësojnë atë me një shpejtësi shumë herë më të madhe sesa të rriturit.
Si t’u mësojmë gjuhën angleze fillestarëve?
1. Kur jemi duke u mësuar gjuhën fillestarëve, duhet ta kujtojmë përsëri fëmijërinë tonë. E mbani mend kur një i rritur ju pyeste diçka por ju e shikonit gojëhapur sepse nuk kishit njohuri dhe nuk po e kuptonit pyetjen? Kjo është saktësisht se si ndihen fillestarët që kanë anglishten gjuhë të dytë në një klasë gjuhësore.
Në rast se mësimdhënësi fillon të hutojë studentin apo kandidatin në një gjuhë që nuk e kupton me metoda jo të përshtatshme atëherë ata nuk do të kenë më interesimin e njëjtë, ata thjeshtë do të frustrohen dhe do të mbyllen në vete.
Në orët e juaja të para të anglishtes për fillestarë apo më të avancuar, ju nuk duhet t’i trembni studentët tuaj. Gjithmonë duhet ta vendosni veten në vendin e tyre; si do të ndiheshit ju në rast se dikush fillon të ju thotë gjëra të çuditshme e që nuk i kuptoni dhe pret qe ju të pergjigjeni në të njëjtën gjuhë “aliene”.
Është nervozizëm, dëshpëruese dhe pa rezultat. Duke punuar me fillestarët mesueset duhet të jenë shumë të kujdesshëm sepse ata nuk kanë njohuri të mëparëshme të gjuhës, ata do të vijnë të pa përgatitur, ndonjëherë edhe pa ABC-të e tyre, numrat dhe frazat e zakonshme si: “Përshendetje dhe Mirëupafshim!”
Pra prej fjalëve më të thjeshta e deri te krijimi i fjalive mundohuni të ua bëni sa më të lehtë të mësuarit dhe jini më të afërt me studentët me shumë sportivitet dhe liri në mënyrë që studentët të kenë progres në fund.
2. Nga ana tjetër, disa fillestarë mendojnë se dijnë anglisht për shkak të ekspozimit të tyre me gjuhën në të kaluarën. Për shembull, duke shpenzuar orë të panumërta duke e studiuar gjuhën, por nuk janë të qartë se çfarë dijnë në një bisedë të thjeshtë me folësit amtarë të asaj gjuhe.
Por varet edhe nga disa që e kanë mësuar gjuhën mirë nga fillimi me një fjalor të pasur dhe kur hyjnë në një bisedë me një folës amtar të gjuhës angleze, ata hezitojnë dhe nuk mund ta zhvillojnë nje bisedë madje edhe më të thjeshtë. Kjo është nga frika e të gabuarit, kur ne jemi në dijeni për nivelin e gjuhës sonë të dytë, por kemi frikë të zhvillojmë bisedë me dikë që e ka gjuhën angleze gjuhë të parë.
E në këto raste, është e rëndësishme që t’u mundësoni studentëve tuaj sa më shumë që mundeni praktikën e të folurit e të shprehurit në gjuhën e huaj, në këtë rast në anglish, në mënyrë që ata të fitojnë vetëbesim që të shprehen lirshëm me të tjerë e edhe me folës amtarë.
3. Pra ka shumë rëndësi se si mësimdhënësit e zhvillojnë orën mësimore me studentët dhe gjithmonë pas disa orëve sqarim të gramatikës, është e rëndësishme që ora të jetë sa më atraktive sepse studentëve u ngjallë kureshtje dhe nuk ju duket aq e vështirë për të mësuar e praktikuar.
Ata gjithashtu do të mësohen të flasin më lirshëm sepse nuk do të ju duket tamam si një orë e mërzitshme mësimi por si aktivitet që ju ngjallë dëshirë për të mësuar më shumë e që do të ju mundësojë atyre të jenë në gjendje ta mësojnë lirinë e të shprehurit në një gjuhë tjeter pa hezitim dhe pa turp.
Është e rëndësishme që kur e mësojmë një gjuhë te huaj, gjatë orës së mësimit të shohim se ku e kanë vëmendjen studentët, se sa e kanë të qartë informacionin dhe jo vetëm të sqarojmë dhe t’i ngarkojmë me informacione pa e ditur se a jane 100% te sigurtë në atë që po mësojnë. Më e rëndësishmja është që ora të jetë me sa më shumë aktivitete, sa më argëtuese, kreative dhe tërheqëse për studentët apo këdo që po mëson gjuhën.