Magjia e Anglia Summer School
Tashmë janë bërë traditë shkollat dhe kampet verore për fëmijë. Edhe pse më rrallë të hasura për fëmijët e moshës parashkollore, një organizim përshtatur interesave të tyre, është gjithsesi i mundur.
Çfarë duan fëmijët të përjetojnë gjatë këtyre shkollave verore: TË ARGËTOHEN!
Ky ka qënë edhe fokusi ynë kryesor në organizimin e shkollës verore për fëmijët e moshës së re. Ky format i shkollës verore synon të vendosë në qendër fëmijën, ta argëtojë dhe kënaq, një format që nuk kërkon kufizime në provimin e eksperiencave të reja.
Qasjet dhe praktikat e suksesshme përgjatë edukimit dhe mësimit në vitet e hershme të fëmijërisë përdorin lojën si bazë për të mësuar dhe mund të mendohet se argëtimi dhe loja ka qënë pjesë e të mësuarit të fëmijës përgjatë vitit. Por gjatë shkollës verore, dhe ajo që Anglia summer school po synon të aplikojë, nuk është të mësuarit në vetvete, por argëtimi dhe eksplorimi i lirë i fëmijës. Shkolla verore ofron aktivitete të organizuara jashtë mjediseve të kopshtit, njohja dhe eksplorimi i hapësirave të reja, miqësi të ruajtura apo miqësi të reja të krijuara, aktivitete dhe lojra të reja, ndërtojnë një eksperiencë ndryshe dhe plot aventura për fëmijën.
Një rëndësi të veçantë ka për fëmijët edhe kuptimi i kohës së pushimeve verore, rëndësia e argëtimit si një mënyrë për të fituar energji të reja, ide dhe motivim.
Kërkimet dhe gjetjet më të fundit, sidomos pas situatës së pandemisë globale që kemi kaluar, rekomandojnë dhe sygjerojnë fort shkollat verore për fëmijët.
Disa nga përfitimet që fëmijët mund të marrin gjatë shkollave verore, e sidomos ato të orjentuara drejt aktiviteteve te ndryshme…
Anglia summer school nxit kreativitetin:
Një nga arsyet se si rritet kreativiteti i fëmijëve përgjatë shkollës verore është se fëmijët nuk shqetësohen për një performancë të mirë apo se do të vlerësohen për arritjet e tyre, madje ka aq shumë aktivitete të lira sa kreativiteti i fëmijës mund të rritet dhe lulëzojë.
Shkolla verore është ARGËTIM dhe kjo është ndër qëllimet kryesore të organizmit të këtyre aktiviteteve tek Anglia summer school.
Edhe nëse fëmija juaj nuk do të zbulojë asnjë interes të ri, nuk do të perfeksionojë ato që di, por do të ARGËTOHET, shkolla verore në vetëvete ka përmbushur qëllimin e saj.
Shkolla verore forconë pavarësinë dhe vetë-kujdesin; shkolla verore dhe aktivitetet e zhvilluara përgjatë saj janë një mundësi e shtuar për fëmijët për të kuptuar rëndësinë e marrjes së një vendimi të mirë dhe për të zbuluar më shumë për veten e tyre përgjatë këtij procesi.
Anglia summer school ndihmon fëmijët të forcojnë besimin nëpërmjet suksesit; aktivitetet e planifikuara për argëtimin e fëmijëve, nuk kanë dështim ose mossukses, por mundësi për të provuar gjëra të reja, që në vetvete është një sukses për fëmijën.
Shkollat verore mund të zbulojnë interesa të reja për fëmijët; shkolla verore janë një mundësi shumë e mirë për fëmijët për të zbuluar interesa të reja mbi sporte-aktivitete që mund t`i njohin apo praktikojnë përgjatë kësaj kohe.
Shkolla verore ndihmon në krijimin e miqësive të reja; fëmijët gjatë shkollës verore, mund të njohin jo vetëm bashkëmoshatarë të rinj por edhe mund të zhvillojnë në një dimension tjetër me miqësitë e krijuara më herët.
Shkolla verore ndihmonë në nxitjen mendore dhe fizike; ngarkesa e mënyrës së jeteses viteve të fundit ka reduktuar kohën e aktiviteteve në natyrë të fëmijëve dhe ka rënduar shëndetin mendor të tyre.
Shkolla verore forcon pavarësinë dhe vetë-kujdesin; shkolla verore dhe aktivitetet e zhvilluara përgjatë saj janë një mundësi e shtuar për fëmijët për të kuptuar rëndësinë e marrjes së një vendimi të mirë dhe për të zbuluar më shumë për veten e tyre përgjatë këtij procesi.
Duke llogaritur efektin e të gjitha këtyre aktiviteteve dhe argëtimeve të ndryshme, prindërit sygjerohen që ti dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat verore çdo herë.
Kjo për arsye se fëmijët, përveç argëtimit është me rëndësi edhe socializimi dhe njohuritë e tjera të përgjithshme që ata mund ti fitojnë.