fbpx

Praktiko të menduarit në gjuhën angleze – 3 mënyra të mençura për ta bërë këtë

Të menduarit në gjuhën angleze mbetet ende shumë sfidues për shumë studentë në mbarë botën sepse në shumë shkolla apo edhe kurse të gjuhës angleze, studentët janë mësuar me të praktikuarit e metodës së përkthimit të gramatikës. Neve na është mësuar kjo mënyrë e të përkthyerit të çdo fjale nga gjuha angleze në gjuhën tonë amë.

Kjo mënyrë duket e natyrshme dhe në fakt është e logjikshme dhe në rregull për nivelet më të ulëta; ti përkthen fjalët në mënyrë që të mësosh gjuhën. Por, problemi me këtë është se kjo mund të bëhet shprehi e vështirë për ta larguar derisa kaloni në nivelet më të larta.

Megjithatë, është shumë e rëndësishme që ta largoni këtë shprehi përndryshe nuk do të jeni në gjendje të arrini ta fitoni rrjedhshmërinë e të folurit e të shprehurit në gjuhën angleze. Kur vertet filloni të mendoni në gjuhën angleze (dhe jo në gjuhën shqipe e tek pastaj të përktheni secilën fjalë) atëherë do të jetë shumë më e lehtë për ju që t’i përgjigjeni çdo pyetjeje dhe të shpreheni shumë më rrjedhshëm.

Le të shikojmë disa nga mënyrat më të mira për ta arrirë këtë:

 

  1. Përdor vetëm fjalët që tashmë di. Kur flasin në gjuhën angleze, nganjëherë, studentët duan të shprehin një ide apo mendim mirëpo shpesh herë u mungon fjalori; e kanë vështirë të gjejnë fjalët e duhura në momentin që ju duhen.

 Në këto raste ata ose kërkojnë fjalën në fjalor ose e pyesin dikë tjetër të ua përkthejë fjalën në gjuhën e tyre. Pra, përkthejnë direkt. Kjo është mënyrë shumë e mirë për të mësuar fjalë të reja, por nuk është fare mënyrë e mirë për rrjedhshmërinë e të folurit. Për ta prakitkuar dhe përmirësuar rrjedhshmërinë tuaj të të folurit, është shumë më mirë që kur flisni, të përdorni vetëm ato fjalë që tashmë i dini.

Mund të ju duket e thjeshtë por kjo është e mira e kësaj mënyre; përdorni një anglishte të thjeshtë e kështu mund të fokusoheni 100% në rrjedhshmërinë tuaj të të folurit sepse në mendjen tuaj ju nuk po mundoheni t’i përktheni fjalët se ju tashmë i dini dhe në momentin që nuk keni nevojë për të përkthyer, ju filloni të mendoni në gjuhën angleze më lehësisht.

Dy gjëra që mund të bëni kur mundoheni të shprehni një mendim a ide e nuk mund të gjeni fjalët e duhura:

  • Mundohu të gjesh një mënyrë tjetër për ta thënë, gjeni fjalë tjera, parafrazoni idenë ose,
  • Thjesht thuaj diçka tjetër, qëndro me fjalët që tashmë i di për të treguar çka mendon.

 

  1. Flisni me veten. Kjo mënyrë është një prej sygjerimeve më të shpeshta për të praktikuar gjuhën angleze. Këtu, qëllimi nuk duhet të jetë që të pasuroni fjalorin tuaj me fjalë të reja, por duhet ta provoni këtë mënyrë me qëllimin që të praktikoni rrjedhshmërinë e të shprehurit.

Sipas psikologut rus Lev Vygotski, ‘’Zëri i brendshëm – të menduarit vjen nga ai i jashtëm – të folurit.’’ Ciklin e të menduarit dhe të folurit mund ta praktikojmë vazhdimisht dhe rrjedhimisht ta përforcojmë të menduarit në gjuhën angleze.

Përderisa kjo mënyrë nuk përfshinë njerëz të tjerë, pra, derisa praktikoni vetë, ju mund të ushtroni kurdo e kudo duke thënë fraza e shprehje në anglisht apo thjesht ta shprehni atë që po mendoni në këtë gjuhë.

P.sh, në mëngjes mund të flisni për rutinën tuaj, për planet që keni për të bërë gjatë ditës, (I am going to the mall, I am going to visit my family, etc) mund të përshkruani ndonjë aktivitet që bëni, (I am cooking, I am washing the dishes, etc) apo mund të përshkruani çfarë tashmë keni bërë (I finished my work, I did the laundry, etc).

Pra, mund të bëni gjëra të thjeshta ku ju thjesht jeni duke folur me veten por duke e pëforcuar të menduarit në gjuhën angleze në të njëjtën kohë.

 

  1. Përdor fjalor njëgjuhësh. Në vend të fjalorëve të zakonshëm dygjuhësh, p.sh; anglisht-shqip, provoni të praktikoni fjalorët njëgjuhësh; anglisht-anglisht sa herë që ju duhet të kuptoni një fjalë të re në mënyrë që sa herë e kërkoni një fjalë të panjohur, nuk merrni përkthim direkt në shqip por keni definicionin në gjuhën angleze dhe një sërë sinonimesh të asaj fjale.

Ky është një hap shumë i dobishmëm sepse ju detyron të filloni të mendoni në anglisht derisa nuk keni asgjë të përshkruar a të përkthyer në shqip kështu që ju duhet të mundoheni ta kuptoni sqarimin vetëm në anglisht.

Po, ju merr më shumë kohë dhe po, ju duhet më shumë përpjekje por pas disa kohe do ta vëreni se ndryshimi është shumë i madh. Edhe pse është më e vështirë dhe më konsumese si mënyrë, ju në fakt përfitoni më shumë se sa përkthimi direkt në gjuhën tuaj.