Pse duhet të lexosh në gjuhën angleze?
Një ndër faktorët kryesor kur jeni duke mësuar gjuhën angleze është qëndrimi juaj ndaj gjuhës. Nëse tani keni filluar të mësoni gjuhën angleze apo po pretendoni të merrni një hap të tillë, bëjeni duke lexuar. Mund të mendoni si të filloj të lexoj kur është shumë e vështirë por thjesht vazhdoni ta bëni atë. Filloni me ca tekste apo ushtrime të thjeshta që përkojnë me nivelin tuaj të anglishtes. Me kohë do të përmirësoheni dhe do ta bëni në mënyrë shumë më të lehtë në të ardhmen.
Leximi është një nga aktivitetet më të mira që mund të bëni çdo ditë për të përmirësuar anglishten tuaj.
Në mënyrë që ti të kuptosh dhe të flasësh ne gjuhën angleze ti duhet të jesh i ekspozuar në këtë gjuhë në çdo burim të mundshëm, dhe një nga format me efektive ështe të lexuarit.
Të lexuarit është në metodë e shkëlqyer që ti mund ta praktikosh për të mesuar gjuhën angleze, sepse ju jep kontekst për fjalë të reja. Kjo ju ndihmon të kuptoni domethënjen e një fjale nga konteksti i fjalisë dhe si ta përdorni atë.
Të lexuarit gjithashtu ju ndihmon të kuptoni gramatikën e gjuhës angleze sepse duke parë se si përdoren format e drejta të të shprehurit, ju ndihmon të zhvilloni një kuptim intuitiv se si funksionon dhe natyrisht e praktikoni përdorimin e saktë të gramatikës.
Ashtu si ligjeratat apo format e tjera të të dëgjuarit që ofrojnë një ton të dhënash gjuhësore, po ashtu gjatë leximit ju do të hasni në të dhëna që janë thelbësore për të mësuar një gjuhë. Nëse dëshironi më shumë ushtrime apo mundësi për të praktikuar fjalë të reja në gjuhën angleze në një kohë relativisht të shpejtë, leximi është mundësia ideale.
Pra, lexoni anglisht rregullisht
Leximi në anglisht mund të bëjë një ndryshim të madh sepse është një nga mënyrat më efektive për t’u njohur me gjuhën dhe për të shtuar të mësuarit tuaj.
Nëse mundeni, përpiquni të lexoni në anglisht çdo ditë. Ju nuk keni nevojë të lexoni shumë – edhe vetëm të lexoni pak çdo ditë dhe kjo do të bëjë një ndryshim të jashtëzakonshëm në nivelin tuaj të rrjedhshmërisë në gjuhën angleze.