Pse gjuha angleze është gjuha më e popullarizuar në botë?
Reth 1.75 miliardë individë flasin gjuhën angleze në një nivel të përdorshëm. Ndryshe, 1 në çdo 4 individë e flet këtë gjuhë. Përveç vendeve që gjuhë kombëtare e kanë gjuhën anlgeze, gjuha angleze është gjuhë e dytë zyrtare në 60 vende të 196 vendeve të botës.
Të mësuarit e anglishtes është një vendim i rëndësishëm dhe njerëzit nga e gjithë bota e studiojnë atë si gjuhë të dytë. Shumë vende e përfshijnë lëndën e anglishtes si gjuhë të dytë në sylabuset mësimore dhe fëmijët zakonisht nisin të mësojnë anglisht në moshë të hershme. Gjuha angleze ka një rëndësi shumë të madhe tani, andaj këtu gjeni disa arsye se pse ajo është gjuha më e folur në gjithë botën.
Gjuha angleze është gjuhë ndërkombëtare
Shumë njerëz e konsiderojnë anglishten si një gjuhë globale pasi ajo është e vetmja gjuhë që pothuajse mund të flitet dhe kuptohet në secilin vend. Eshtë një nga gjuhët më të përdorura në botë e cila ka ndikim në pothuajse çdo industri; është gjuha e huaj më e zakonshme. Kjo do të thotë se dy njerëz që vijnë nga shtete të ndryshme, si për shembull një shqiptar dhe një suedez, zakonisht përdorin anglishten si gjuhën e përshtatshme për të komunikuar mes tyre.
Pra, çdo person duhet të flasë anglisht, nëse dëshiron të ketë kontakte të një niveli ndërkombëtar. Duke e folur anglishten, do të keni një ndihmesë të madhe për të komunikuar me njerëz nga vende të ndryshme të botës, jo vetëm nga ato anglishtfolëse.
Gjuha angleze ju hapë një botë krejtësisht të re të mundësive
Shkenca, informatika, diplomacia, turizmi etj, përdorin gjuhën angleze. Njoha e gjuhës angleze përmirëson shanset tuaja për të gjetur një punë të mirë në një organizatë shumëkombëshe në vendin tuaj të lindjes ose jashtë shtetit. Për shkak të përdorimit të shumtë të saj, shumë vende dhe institucione e universitete ofrojnë programe të ndryshme studimi në gjuhën angleze.
Për më tepër, vendet anglishtfolëse si Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Australia janë shtëpia e disa prej universiteteve më prestigjioze në botë. Andaj, duke mësuar anglishten ju mund të fitoni mundësi të reja në karrierën tuaj.
Gjuha angleze është gjuha e internetit dhe shtypit
Anglishtja është një gjuhë veçanërisht e rëndësishme në internet, meqë leksiku i informatikës dhe i internetit është kryesisht anglisht, sic janë shumica e teksteve të ankesuara nëpërmjet tij. Arsyet e dominimit të gjuhës angleze në internet fillojnë nga shpikja e tij në Shtetet e Bashkuara. Pjesa më e madhe e website-ve në internet, janë shkruar dhe krijuar në anglisht. Madje dhe sitet në gjuhë të tjera, të japin opsionin e përkthimit të site-it.
Është gjuha primare e shtypit. Ka më shumë gazeta dhe libra të shkruar në anglisht se sa në një gjuhë tjetër dhe pa patur rëndësi se në cilin vend të botës je, ke mundësinë për t’i gjetur këta libra dhe gazeta. Për shkak se është një gjuhë mjaft dominante në komunikimin ndërkombëtar, do të mund të gjesh shumë informacion për sa i përket çdo subjekti që kërkon, nëse e flet këtë gjuhë.
Udhëtimi është shumë më i lehtë me një njohuri të mirë të gjuhës angleze
Biznesi turistik është një na sektorët me zgjerim më të shpejtë në vendet e ndryshme. Padyshim, turizmi është pjesa e preferuar e secilit prej nesh. Njohja e anglishtes është një faktor kyç duke filluar nga informacionet turistike e deri te menaxhimi dhe promovimi i destinacioneve ose aktiviteteve turistike, nëpërmjet firmës së ndërmjetësimit, akomodimit dhe transportit. Me një komunikim dhe kuptim të mirë të anglishtes, ti mund të udhëtosh në të gjithë botën. Kjo sepse është gjuha ndërkombëtare për të gjithë të huajt dhe të ndihmon shumë në çdo cep të botës.
Biznesi
Aftësitë tuaja në anglisht do t’ju ndihmojnë në çdo ndërmarrje biznesi që zgjidhni të ndiqni. Në shumë zyra, kompani, organizata qeveritare, kompani inxhinierike, etj, do të shihni rëndësinë e anglishtes. Çdo kompani e madhe, e punëson stafin profesional pasi sigurohet se njerëzit që po punëson janë vërtet të mirë në anglisht. Kompanitë të cilat duan të funksionojnë në nivel ndërkombëtar, e konsiderojnë stafin e tyre të aftë mjaftueshëm vetëm nëse janë anglishtfolës të mirë, si dhe nëse shkruajnë dhe lexojnë shkëlqyeshëm në anglisht.