Roli dhe rëndësia e idiomave në mësimin e gjuhës angleze
Anglishtja konsiderohet jo vetëm si gjuha më e njohur dhe më e kërkuar në botë por edhe si një nga gjuhët më të bukura. Për më tepër, gjuha angleze është veçanërisht e pasur në leksik. A keni degjuar ndonjëherë shprehjet “cool as a cucumber” ose “hold your horses’’? Këto njihen si shprehje idiomatike, jane shprehje figurative dhe nuk mund të përkthehen në menyrë literale mirëpo, kanë një rëndësi shumë të madhe në mësimin e gjuhës angleze.
Idiomat perfaqësojnë informacion unik, kulturor dhe historik si dhe zgjerojnë të kuptuarit e gjuhës. Anglisht-folësit përdorin idioma në mënyrë që ajo që ata flasin të duket më interesante. Kjo është një arsye se pervec mësimit të gramatikës dhe pjesëve të tjera esenciale të gjuhës, ju duhet ti kushtoni rëndësi edhe mësimit të idiomave. Idiomat janë pjesë thelbësore e komunikimit në gjuhën angleze dhe ndihmojnë që aftësitë tuaja gjuhësore të tingëllojnë më natyrshëm.
Disa nga rëndësitë e mësimit të idiomave përfshijnë:
– Ju kuptoni më mirë folësit amtarë.
– Përmirësoni aftësitë e juaja gjuhësore.
– Jeni në gjendje të shpreheni më mirë në gjuhën angleze.
– Lidheni më shumë me njerëz të tjerë.
Nëse tashmë vetëm jeni të interesuar të mësoni idioma atëherë më poshtë është një listë me disa nga idiomat me të perdorura të gjuhes angleze:
– Break a leg – To wish someone good luck
– Cut the mustard – To perform well
– Hit the nail on the head – To be correct
– A piece of cake – Something that is easy to do
– Cost an arm and leg – Something that is very expensive
– Bite the bullet – To face a tough situation
– Once in a blue moon – Something that happens rarely
– Cry over spilt milk – To worry about things that cannot be changed.
– Call it a day – Stop working on something
– Hang in there – Don’t give up
– Miss the boat – It’s too late
– Under the weather – Sick
Disa mënyra që ndihmojnë në mësimin e idiomave janë filma dhe seriale në gjuhën angleze, bashkë-bisedimi me folësit tjerë e vecanërisht ata që gjuhën angleze e kanë gjuhë amëtare.