Disa këshilla si të rrisni vetbesimin për komunikim në gjuhën angleze!
Pse nuk mund të flas rrjedhshëm anglisht si profesori im??!!
Pse nuk di të shprehem më mirë?!
Kolegët e mi flasin më shpejt se unë.
A jam duke lexuar në mënyrë të drejtë?
Me siguri po qeshin me mua!!
Pavarësisht faktit që në jetën e përditshme mund të jemi njerëz me shumë vetëbesim, në momentin që fillojmë të mësojmë një gjuhë të re shpesh herë kemi dyshime në vete nëse do mund të arrijmë të përvetësojmë gjuhën. Është absolutisht normale të kesh dyshime në fillimet e çdo gjëje, mirëpo është e rëndësishme të mos lejojmë që dyshimet në vete dhe mungesa e vetëbesimit të na ndalojnë në atë që duam të arrijmë. E në rast se jeni një nga ata që nuk ndihen mjaftueshëm të mirë në anglisht dhe nuk keni ide si ta ndryshoni këtë, ja disa këshilla si të filloni të fitoni vetëbesimin për tu përmirësuar.
- Caktoni vetes detyra të vogla. Sfidoni veten që t’i përmbushni ato për një kohë të caktuar. Vendosni vetes një qëllim (sado i vogël të jetë ai) dhe inkurajoni veten që ta arrini atë. Për shembull, vendosni si qëllim që të mësoni 5 fjalë të reja sot, të flisni me dikë për 10 minuta, të ushtroni shkrimin cdo ditë nga një orë, etj; gjëra që e dini që mund t’i përmbushni. Por mos provoni të bëni gjëra të vështira për nivelin e gjuhës në të cilin jeni, për shembull, të provoni të mësoni një numër të madh fjalësh, apo të provoni të kuptoni biseda të niveleve më të avancuara se niveli juaj, kjo sigurisht që është më shumë se që ju mund të arrini dhe ndikon në uljen e vetëbesimit në vend se të ju ndihmojë ta rrisni atë.
- Praktikoni rregullin e 3 sekondave. Çka është rregulla e 3 sekondave? Kjo rregull (Pat Flyn – The three second rule) thotë që mos t’i lejosh vetes më shumë se 3 sekonda nëse dëshiron të fillosh dicka; brenda këtyre 3 sekondave ti duhesh të veprosh sepse pas 3 sekondash ti fillon te mendosh e të zgjosh dyshime tek vetja dhe të gjesh arsye për mos ta bërë atë që mendon. Pra, nëse vendosë të fillosh të mësosh anglishten, të gjesh një person për të biseduar apo tu bashkohesh klasave ku flitet kjo gjuhë, brenda 3 sekondave bëje këtë – mos prit që të të krijohen dyshime dhe pikëpyetje e të heqësh dorë. Kjo rregull mund të ju ndihmojë shumë sepse ju mban larg nga të menduarit gjatë dhe ju ndihmon të ndërmerrni veprime menjëherë.
- Mos krahasoni veten me të tjerët. Mos e krahasoni veten me të tjerët studentë e vecanërisht me ata që e kanë anglishten gjuhë të parë. Nuk është e nevojshme dhe nuk ju shërben për mirë. Thjesht kontribuon në ulje të vetëbesimit të mendosh se nuk po mundesh dhe nuk do të mundesh të flasësh aq mirë sa të tjerët. Krahasimet nuk ndihmojnë. Mos hargjo energji duke menduar se çfarë mendojnë të tjerët por fokusohu në të përmirësuarit e vetes dhe ji krenar që po mundohesh. Fokusohu në veten tënde!
- Practice makes perfect! Sa më shumë që ushtron gjuhën, aq më shumë mundësi ke në përvetësimin e saj andaj praktiko anglishten sa më shpesh që mundesh sidomos me një partner apo profesor anglisht-folës (native speaker) sepse ata mund të të ofrojnë mendime e informacione se ku ke nevojë të përmirësohesh më shumë, nuk të gjykojnë për mënyrën si flet, të vlerësojnë për gjërat që i bën/thua në mënyrë të drejtë dhe kjo të jep motiv të vazhdosh të ushtrosh tutje duke qenë më i sigurtë në vete dhe në atë që dëshiron të arrish. Nëse nuk dini ku të drejtoheni, ju sygjerojmë Kurse të gjuhës angleze me profesorë nga Amerika dhe Australia.