fbpx

4 këshilla se si t’i kuptoni anglisht folësit më lehtësisht

A hasni shpesh në vështirësi kur i ndiqni filmat e videot në anglisht apo kur bisedoni me ndonjë anglisht folës dhe nuk mund ta kuptoni atë dhe thekset e ndryshme të anglishtes?

Gabimi më i madh që e bëjnë studentët në këto raste kur dëgjojnë dikë tek flet anglisht dhe e kanë vështirë ta kuptojnë është se ata fokusohen në fjalë të vetme dhe provojnë t’i përkthejnë ato. Dhe pikërisht këto dy gjëra i pengojnë ata për të kuptuar anglisht folësit ngaqë fjalët ndërrojnë shpesh kuptim bazuar në kontekstin ku përdoren.

Kur i thoni apo vendosni dy fjalë së bashku, tingulli ndryshon shpesh, kështu që nëse vazhdimisht ndëgjoni dhe fokusoheni vetëm në tinguj – në fjalë individualisht, ju nuk jeni duke kuptuar atë për çfarë po flitet dhe gjasat janë që të kuptoni gabimisht atë që po thuhet.

Kur fjalët vendosen së bashku ndryshojnë tingujt, kuptimet, shtohen tinguj, ndonjë zanore e bashkëtingëllore bie poshtë e madje edhe fjalë që në të folur nuk shqiptohen fare. Kjo e bën shumë të ndërlikuar procesin e të kuptuarit, mirëpo vetë fakti që e dini që tingujt ndryshojnë, shtohen e hiqen, mund të ju ndihmojë të dëgjoni e kuptoni më mirë.

Provoni disa nga këshillat më poshtë që ta arrini këtë:

 

Kërkoni/gjeni fjalët që theksohen më shumë. Kur jeni duke e dëgjuar dikë tek flet, nuk është e nevojshme që të fokusoheni në secilën fjalë, fokusohuni në ato që theksohen më shumë sepse janë po këto fjalë që kanë kuptimin kryesor dhe janë më të rëndësishmet, zakonisht janë emrat, foljet, mbiemrat, ndajfoljet.

Për shembull, ‘’Can you pay by cash?’’ – Në këtë fjali pay dhe cash janë fjalët që theksohen më shumë sepse në fakt, këto dy fjalë bartin kuptimin kryesor në fjali.

Për të përmirësuar të dëgjuarit e kuptuarit e anglisht-folësve, ju mund të ushtroni përmes videove të ndryshme duke praktikuar dy lloje të dëgjimit:

Dëgjimin intensiv që përfshinë klipe apo video shumë të shkurtra rreth një minuti ku ju analizoni informacione specifike. Këtu ju mund të fokusoheni në fjalë që theksohen më shumë dhe mund të ushtroni duke i nënvizuar ato.

Dëgjimin e zgjeruar që përfshinë fima e video më të gjata, gjysmë orëshe, një orëshe apo më shumë përmes të cilave ju ndiqni ide më të përgjithëshme.

 

 

Fokusoheni në chunks (copëza fjalësh/tinguj). Shumica e formave gramatikore të gjuhës angleze janë chunks (tinguj). Chunks janë pjesëza të vogla të gjuhës, prej të cilave e marrim tingullin dhe fokusohemi në po atë tingull.

P.sh: ‘’Have a good day’’ –  Në këtë shprehje neve nuk na duhet ta kuptojmë secilën fjalë, ne fokusohemi vetëm në tingullin që dëgjojmë e tingull në fakt është e tërë shprehja së bashku. Tjera fjalë që mund të jenë chunks: I’d like to, I should’ve, I want to etj. Kur i dëgjoni këto shprehje, fokusoheni në tingujt e jo në fjalë saktësisht.

 

Fokusohuni në fjalët e vogla që nuk theksohen shumë. Më lart e theksuam se fjalët më të rëndësishme në fjali zakonisht theksohen më shumë, por janë edhe disa fjalë si psh: for, to, do etj, që shpesh shqiptohen shpejtësisht dhe jo tërësisht ose nuk shqiptohen fare kur pëdoren së bashku me fjalë tjera.

Për shembull, anglisht folësit nuk e shqiptojnë tërësisht parafjalën for në këtë fjali: ‘’It is for you’’, nëse e dëgjoni me vëmendje parafjala shqiptohet si fə: ‘’It is you’’. Ose ‘’Do you like fooball?’’ – Do prap nuk shqiptohet as nuk theksohet aq shumë por bashkohet me you dhe del si një tingull i vetëm: ‘’Dəjə like football?’’

Këto në gjuhën angleze quhen weak forms dhe pjesët gramatikore që zakonisht janë weak forms jane foljet ndihmëse (was, do, have…), përemrat pronorë (you, he, she…), parafjalët (to, at, of, for…), lidhësat (and, but, than…).

 

Shkurtesat. Anglisht folësit zakonisht në gjuhën e folur i përdorin shkurtesat (jo në gjuhën e shkruar dhe atë formale). Në biseda, filma, video etj., ju do të dëgjoni këto shkurtesa. Psh: I will – I’ll, I should have – I should’ve,I would – I’d.

Duke ushtruar të dëgjuarit qoftë përmes filmave apo edhe direkt me persona që kanë anglishten gjuhë amtare, provoni këto këshilla dhe fokusohuni në këto pjesë në mënyrë që ta krijoni shprehinë për t’i vërejtur këto forma e automatikisht për t’i kuptuar më leht e më shpejt anglisht folësit.