Cili variant i gjuhës angleze është më i mirë, American English apo British English?
Secili variant i gjuhës angleze është i veçantë.
American English dhe British English nuk janë dy gjuhë të ndara, por ato janë dy variante të gjuhës angleze. Këto dy variante janë të shpërndara gjeografikisht dhe fliten në dy vende të ndryshme të botës, përkatësisht në Amerikë dhe Angli, ku secila ka kulturë të veçantë.
Dallimi më i dukshëm i këtyre dy varianteve është tek shqiptimi i fjalëve. Shumë fjalë shqiptohen ndryshe nëse i krahasojmë këto dy variante, siç kemi shembullin e shqiptimit të shkronjës “r” në fund te fjalëve: tek American English fjalët ‘star’ dhe ‘letter’ shqiptohet shkronja “r”, ndërsa tek British English “r” nuk shqiptohet fare.
Ndryshim tjetër i dukshëm është fjalori dhe drejtshkrimi i këtyre dy varianteve.
Për shembull tek drejtshkrimi:
American English British English
Fall Autumn
Color Colour
Defense Defence
Enroll Enrol
Behavior Behaviour
Center Centre
Meter Metre
Canceled Cancelled
Monolog Monologue
Fulfill Fulfil
Disa shembuj tek fjalori:
American English British English
Apartment Flat
Pants Trousers
Truck Lorry
Sweater Jumper
Sneakers Trainers
Cookie Biscuit
Soccer Football
Vacation Holiday
College University
Mailbox Postbox
Pra, cili variant i gjuhës angleze është më i mirë?
Përgjigjia është e thjeshtë – të dy variantet e gjuhës angleze janë të sakta dhe korrekte. Ajo që ndihmon në përzgjedhjen e varianit është preferenca e personit. Pra, bazuar në interesat personal, si për shembull nëse planifikoni të punoni për një kompani amerikane, atëherë varianti i American English do ishte i preferueshëm. Ndërsa nëse synoni të studioni në ndonjë universitet britanez, atëherë zgjedhja do të ishte British English.
Por jo çdo njëri ka ndonjë synim të caktuar, kështu që mund të zgjedhet cilido variant i gjuhës angleze që e parapëlqeni më shumë. Dhe pse American English është variant më i përhapur, ku më shumë se 50% e njerëzve që mësojnë gjuhë angleze e parapëlqejnë këtë variant, pasiqë e konsiderojnë si më të rëndësishëm.
Por çfarë është më me rëndësi është fakti se këto dy variante të gjuhës angleze nuk janë aq të ndryshme. Nëse mëson njërin nga variantet e gjuhës angleze, do të kuptosh dhe tjetrin. Pra, cilado qoftë përzgjedhja, gjuha angleze do i’u bëjë të mundshëm të komunikoni me botën.