fbpx

3 lojëra dhe aktivitete të përshtatshme për mësimin online

Shumë lojëra dhe aktivitete në gjuhën angleze u krijuan fillimisht duke pasur parasysh mësimin ballë për ballë, por kjo nuk do të thotë se ato nuk mund të ripërdoren për mësimin online. Fëmijët dhe të rriturit që nuk flasin rrjedhshëm anglisht mund të përfitojnë jashtëzakonisht nga lojërat
dhe aktivitetet në internet.

Këtu janë tre lojëra/ aktivitete që mund t’i përdorni në orët e juaja online:
1. Spelling Bee
2. Objektet e Fshehura
3. Ted-ed

1. Spelling Bee (Spelling Bee : Thinkmap Visual Thesaurus)

A do të jenë në gjendje nxënësit tuaj të shqiptojnë me saktësi fjalët që vetëm mund t’i dëgjojnë por jo edhe t’i shohin? Në mësimin online, studentët tuaj thjesht duhet të dëgjojnë dhe të shkruajnë drejtshkrimin e saktë për të kaluar te fjala tjetër. Çdo fjalë shoqërohet nga një përkufizim dhe një sinonim, duke e bërë atë ideale për ndërtimin e fjalorit, si dhe për aktivitete dëgjimi dhe shkrimi. Loja ndihmon që studentët të matin dhe të krahasojnë performancën e tyre sepse faqja gjurmon metrika të ndryshme, duke përfshirë fjalët e shkruara saktë, supozimet, dhe renditjen e tyre.

Kujdes: Nuk është lojë e lehtë. Drejtshkrimi i disa prej fjalëve mund të jetë sfidues për shumë folës të rrjedhshëm të gjuhës angleze dhe faqja nuk ka asnjë funksion për të përshtatur nivelin e fjalëve.

2. Objektet në fotografi

Një fotografi mund të ndahet me studentët përgjatë mësimit online. Ajo mund të jetë një fotografi e një dhome të çrregullt ose një vendi ku luajnë fëmijët. Shënoni në formë liste objektet në figurë, ndërsa studentët duhet të gjejnë dhjetë emrat e shënuara në figurë. Ju mund ta përdorni
këtë aktivitet për të mësuar fjalë të reja, shqiptimin e tyre, format e pyetjeve dhe parafjalët. Le të themi se po i mësoni fjalorin e këndit të lojërave një grupi nxënësish të rinj të nivelit fillor dhe imazhi juaj përfshin një lëkundëse. Prezentoni ‘swing’ si një fjalë të re nga lista. Shpjegoni formën e pyetjes “wh”? Where is the swing? Pastaj praktikoni parafjalët që lidhen me këndin e lojërave (in, on, under, etj). Për shembull, the children are on the swings. Ju mund ta përshtatni lehtësisht këtë aktivitet për nivele më të avancuara duke zgjedhur imazhe dhe fjalor më kompleks dhe duke futur parafjalë më sfiduese. Gjithashtu nxënësit mund të mësojnë mbiemra të ndryshëm.

3. TED-Ed

TED ofron prezantime për temat që studentët janë të pasionuar dhe këto video postohen në internet. Këto video mund të përdoren online. Mund të gjeni një koleksion të madh të TED Talks në YouTube, duke mbuluar pothuajse çdo temë që mund ta mendoni. Shumë mësimdhënës të gjuhës angleze pëlqejnë t’i përdorin këto video si një burim shtesë, sepse studentët praktikojnë aftësitë kryesore si dëgjimi dhe të folurit në një mënyrë tërheqëse që është më e natyrshme se shumë nga audiot e krijuara në mënyrë eksplicite për nxënës. Një degë e TED Talks, projekti TED-Ed, punon me edukatorë ekspertë për të krijuar video të shkurtra të animuara posaçërisht për përdorim në klasë. Çdo video në platformë përfshin një plan mësimor të integruar me pyetje të të kuptuarit, lidhje me burime shtesë dhe pyetje diskutimi për debat të mëtejshëm. Ashtu si TED Talks, ia vlen të kujtojmë se megjithëse TED-Ed përdoret gjerësisht në orët e gjuhës angleze, ai nuk është krijuar posaçërisht për nxënësit e gjuhës angleze. Prandaj, ndoshta duhet t’i përdorni këto video me studentë më të avancuar derisa të gjeni video të të përshtatshme sipas nivelit të nxënësit.

Këshillë: Mos u mbështetni në titrat. Nëse i përdorni shumë titrat, mësimi juaj do të kthehet shpejt në një aktivitet leximi. Fillimisht shiqoni videot pa titra në mënyrë që studentët tuaj të përmirësojnë aftësitë e tyre për të nxjerrë përfundime. Më pas mund të përdorni titrat për t’i
ndihmuar ata të përcaktojnë fakte specifike.