fbpx

5 idioma që lidhen me Krishtlindjet

Gjuha dhe kultura janë dy fusha që kanë lidhje të ngushtë me njëra tjetrën, pra ndryshimet eventuale në gjuhë mund të ndikojnë në kulturë dhe anasjelltas. Duke qenë se Krishtlindjet janë afër do të doja të ju prezantoja disa idioma, shprehje të gjuhës angleze që përdoren në kohën e Krishtlindjeve, e që përshkruajnë stinën e dimrit dhe këtë periudhë.

1. A white Christmas
Po fillojmë me njërën prej idiomave më të famshme të Krishtlindjeve, rrjedh nga fakti që në shumicën e vëndeve, Krishtlindjet vien në dimër dhe ekzistonë mundësia që të ketë borë! Pra, nëse bie borë në natën e Krishtlindjeve atëherë është një Krishtlindje e bardhë (White Christmas).

2. Christmas came early
Si do të ndiheshit nëse Krishtlindjet do të vinin më herët se zakonisht? Sigurisht pafund të lumtur. Kjo është për shkak se Krishtlindja është zakonisht një festë e lumtur, me shumë njerëz që marrin pushim nga puna, marrin dhe japin dhurata dhe për ngrënien e ushqimit të shijshëm.
Megjithatë Krishtlindjet janë gjithmonë në datë 25 dhjetor… Pra, kur ta përdorim këtë idiomë? Kështu, kjo idiomë përdoret kur diçka vërtet e mirë ndodh, por ishte krejtësisht e papritur. Nëse merrni një dhuratë te shkëlqyer në nëntor, do të mund të thonë se Krishtlindjet kanë ardhur heret
(Christmas came early).

3. Good things come in small packages
Kjo thënie tjetër lidhet pak poashtu me Krishtlindjet, është një frazë që mund ta përdorim në kohët e Krishtlindjeve sepse është një kohë ku njerëzit shkëmbejnë shumë dhurata ose pako, te mëdha dhe të vogla. Kjo idiomë na thotë pra që të mos gjykojmë diçka nga madhësia e saj. Si fëmijë, gjithmonë ndjejmë se dhurata më e madhe është dhurata më e mirë, ndërsa kur rritemi kuptojmë se gjërat e mira mund të vijnë në paketa të vogla (Good things come in small packages). Pasi Krishtlindjet janë periudha më e zakonshme për të shkëmbyer dhurata, kjo është një idiomë e dobishme për t’u mbajtur mend!

4. Lit up like a Christmas tree
Kjo është një nga idiomat më interesante lidhur me Krishtlindjet. Cfarë mendoni ju se kjo idiomë do të thotë? Epo, çfarëdo keni menduar ndoshta është gabim. Një nga përdorimet më të zakonshme të kësaj idiome nuk ka të bëjë me dekorimin e pemëve të Krishtlindjeve. Kjo përdoret për të përshkruar një sulm intensiv ose shpërthim. Për shembull, forcat ajrore ndriçuan qytetin si një pemë e Krishtlindjes! Megjithatë, ka disa mënyra tjera më të kuptueshme për të përdorur këtë idiomë. Nëse dikush ndizet si një pemë e Krishtlindjes (Is lit like a Christmas tree), do të thotë se është tepër i veshur, pra e ka tepruar me veshjen.

5. It’s the thought that counts
Idioma e fundit që do të prezantoj është: Është mendimi që ka rëndësi (It’s the thought that counts) kjo është një frazë kaq e zakonshme saqë mund edhe mos t’a dim që është një idiomë. Kjo idiomë i referohet faktit se është mirësia pas një akti që ka rëndësi, sado e papërsosur ose e parëndësishme që mund të jetë. Qëllimet e mira janë gjëja më e rëndësishme, edhe nëse ajo që bëni ose i jepni dikujt nuk është e përsosur. Pra, atëherë kur njerëzit bëjnë gjëra për neve dhe na japin gjëra që në fakt nuk i dëshirojmë ose nuk na pelqejnë, duhet të mbajmë mend gjithmonë se është mendimi që ka rëndësi.

Në fund do të dëshiroja të ju uroja lexim të këndshëm dhe të ju pyesja cila nga këto ju pëlqen më shumë? Cilën do t’a përdorni këtë Krishtlindje?