7 mënyra se si mund të përmirësoni anglishten përmes teknologjisë
Mësimi i një gjuhe kërkon praktikë, praktikë, praktikë! Studentët tanë bëhen më të rrjedhshëm sa më shumë që flasin, dëgjojnë, lexojnë dhe shkruajnë në anglisht jashtë klasave tona.
Më poshtë, do të gjeni një listë të mjeteve dhe aplikacioneve në internet që janë të dobishme për të ndihmuar studentët të përmirësojnë anglishten e tyre.
Mos ngurroni t’i ndani këto burime me nxënësit tuaj, në mënyrë që ata të inkurajohen të praktikojnë anglisht vazhdimisht gjatë gjithë ditës.
Veglat dhe aplikacionet në ueb
- Lojëra
Nxënësit mund të luajnë lojëra të ndryshme që të përmirësojnë anglishten e tyre. Kindersite është plot me lojëra për të mësuar anglisht. Një nga aplikacionet dhe faqet e mia të preferuara me lojëra gjuhësore është Tiny Tap. Të rriturit mund të mësojnë fjalorin me aplikacionin popullor të fjalorit, Ëords Ëith Friends.
- Podkastet
Studentët mund të dëgjojnë pothuajse çdo podcast në anglisht dhe të mësojnë gramatikë dhe krijojnë/ përmirësojnë fjalor për tema të ndryshme. Përmes podkastëve të ndryshëm të postuar nga personazhe të preferuara të nxënësit mund të mësohet me vullnet edhe më të madh. Nxënësit tuaj mund të shijojnë ELLO dhe Poetry 4 Kids.
- Video
Studentët tuaj mund të mësojnë anglisht duke parë video. English Central ka video të ndryshme për t’i ndihmuar studentët të praktikojnë shqiptimin e tyre. BlubbrTV dhe ESL Video janë plot me kuize. Steve Ford, nga Peppy English, ka video të ndryshme që mësojnë idioma, fraza dhe më shumë. Ai madje do t’u përgjigjet pyetjeve të audiencës në videot e ardhshme.
Për nxënësit më të vegjël, videot bëhen një mjet edhe më thelbësor dhe që prindërit e tyre mund të vazhdojnë ta përdorin për të përforcuar mësimin në shtëpi. Fëmijëve u pëlqen të këndojnë bashkë me videot dhe mund të jetë një shpërblim i madh për fundin e mësimit, ose mund të përdoret në fillim për të hequr qafe një pjesë të energjisë së tyre kërcyese.
- Aplikacionet
Inkurajoni studentët tuaj të mësojnë gjuhën me pajisjet e tyre celularë! Shumica e fëmijëve kalojnë një pjesë të konsiderueshme të kohës duke shfrytëzuar internetin apo aplikacionet e ndryshme të telefonit, sigurohuni që ky përdorim të iu shërbej edhe për të përmirësuar anglishten e tyre. Quizlet është një aplikacion me karta flash dhe lojëra fjalori. HelloTalk ju lejon të bisedoni me nxënës të gjuhëve të tjera.
Aplikacioni Dictionary funksionon jashtë linje për t’ju ndihmuar të përcaktoni dhe shqiptoni mijëra fjalë. Duolingo dhe Busuu kanë kuize fjalori dhe lojëra mësimore për nxënësit e gjuhës dhe janë ndër aplikacionet me më së shumti përdorues anë e mbanë botës.
- Muzikë
Lyrics Training është një faqe për të mësuar anglisht përmes teksteve të këngëve. FluencyMC ka krijuar shumë këngë rap për t’ju ndihmuar të mësoni gramatikë dhe më shumë! ESL Hip Hop ka video, ushtrime gramatikore dhe më shumë me muzikantë të famshëm.
- Rrjetet sociale
Studentët tuaj mund t’i bashkohen faqeve si My English Club dhe Voxopop për të mësuar anglisht me nxënësit e gjuhës në mbarë botën.
- Librat komik
Librat komik janë libra kryesisht me përmbajtje figurash ku ilustrimet e ndryshme e bëjnë tregimin apo përmbajtjen të jetë më interesante dhe kreative për lexuesin. Këta libra i karakterizon fakti se pëlqehen nga grupmosha të ndryshme. Studentët mund të argëtohen duke mësuar anglisht me këto faqe komike falas:
Si i frymëzoni studentët të mësojnë anglisht në shtëpi?
Po e përmbyllim këtë artikull duke iu përgjigjur pyetjes së mëlartme me një thënie të mencur:
“Gjuha nuk është një dhuratë gjenetike, është një dhuratë shoqërore. Të mësosh një gjuhë të re është të bëhesh një anëtar i klubit – komuniteti i folësve të asaj gjuhe”.
– Frank Smith