fbpx

Anglishtja si lingua-franca

Anglishtja si lingua franca nuk është një koncept i ri. Që nga fundi i shekullit të 16-të, anglishtja është përdorur si gjuhë e zakonshme në kolonitë britanike. Megjithatë shtrirja e  ELF (English as Lingua Franca) është zgjeruar dukshëm viteve të fundit dhe aktualisht përdoret në të gjithë botën duke e bërë kështu gjuhën angleze gjuhën më të rëndësishme në botë dhe mjet komunikimi mes popujve të ndryshëm.

 

Lingua- franca është një gjuhë e folur e përbashkët e zgjedhur nga njerëz që flasin një gjuhë tjetër të parë. Sic u përmend më herët anglishtja është përdorur si lingua franca në ish-kolonitë britanike për vite me radhë. Ky përdorim i gjuhës ndihmoi në krijimin e varieteteve të shumta të anglishtes që ne njohim sot si anglishtja  indiane dhe anglishtja afrikane.

Aktualisht, gjithnjë e më shumë popuj nga vendet qe nuk kanë lidhje koloniale me anglishten si Kina, Vietnami (dhe shume vende europiane) po përdorin anglishten si lingua-franca.

 

Si rezultat i globalizmit, ka një kërkesë në rritje për një “gjuhë të përbashkët” mbarë botërore. Anglishtja tani konsiderohet si gjuha ndërkombetare e biznesit, diplomacisë, shëndetësis, shkencës dhe fushave tjera. Anglishtja është gjuhë zyrtarene mbi 67 vende si dhe gjuhë zyrtare e organizatve të mëdha duke përfshirë Kombet e Bashkuara, Bashkimin Europian etj.

 

 

Karakteristika nga anglishtja si lingua-franca

 

Mosrespektimi i disa rregullave gjuhësorë është shumë i zakonshëm tek personat që anglishten nuk e kanë gjuhë të tyre të parë. Linguistët kanë studiuar normat dhe karakteristikat e ELF për gati 20 vjet. Edhe pse ka shumë ndryshime në komunikimin ELF disa karakteristika të përbashkëta vecanërisht në aspektin e zgjedhjes së fjalëve, sintaksës dhe shqiptimit shfaqen shpesh. Disa nga këto karakteristika përfshijnë:

 

Mospëdorimin e saktë të “S” në fund kur përdorim veten e tretë njëjës psh: “she run” në vend të “she runs”

 

Përdorimi i përemrave lidhor “who” and “which” në mënyre të ndërsjellë.

 

Heqja e nyjave (articles) psh “a, an and the”

 

Përdorimi i paskatë i klauzolave si në këtë rast “I want that we go to the cinema” në vend të “I want to go to the cinema” etj.

 

Sic thamë më herët anglishtja është një lingua-franca që flitet nga popuj të ndryshëm prandaj edhe mënyra se si ajo flitet dallon shumë, prandaj duhet të jemi te vetëdijshëm që kur mësojmë gjuhën angleze duhet të mos limitohemi mirëpo të ekzpozohemi ndaj thekseve të ndryshme të gjuhës angleze. Kjo mund të arrihet duke parë sa më shumë filma, duke dëgjuar intervista të ndryshme dhe duke pasë komunikim të drejtë për drejtë me njerëz të vendeve të ndryshme.