fbpx

Disa arsye pse fëmija juaj duhet të jetë aktiv këtë verë

Kampi ynë veror fillon së shpejti një eksperiencë e paharrueshme për fëmijët e cila nuk duhet humbur. Nëse ende keni dyshime nëse duhet ta dërgoni femiun tuaj një një kamp veror apo jo atëherë ju sygjerojmë të lexoni artikullin në vijim. Ndoshta fëmija juaj nuk ka qenë shumë larg shtëpisë përveç shkollës ose jeni të shqetësuar se ai nuk do të përshtatet për shkak të interesave të tij atëherë ne dëshirojmë që sot të ndajmë me ju benefitet e kampit që do i fitoj fëmija juaj dhe të zgjidhim së bashku dilemat e juaja.

Ne mendojmë se kampi ynë verorë është i mrekullueshëm për te gjithë fëmijet. Ai iu ndihmonë fëmijëve te mësojnë dhe të fitojnë aftësi të ndryshme si të bëjnë miq dhe si të përballen me emocionet. Po ashtu, ata do të krijojnë kujtime që nuk do t’i harrojnë kurrë dhe do jenë gjithmonë pjesë e rëndësishme në jetën e tyre.

Në kamp, fëmijët eksplorojnë dhe mësojnë për veten, njerëzit dhe botën përreth tyre pra duke u argëtuar gjatë gjithë procesit.

Edhe pse çdo kamp ofron një shumëllojshmëri të veçantë aktivitetesh kampi ynë ofron gjithashtu mundësinë për të bërë shumë miq, për të mësuar aftësi të reja dhe për t’u rritur si person e cila ka ndikim të madh edhe në të ardhmën e tyre.

Sigurisht që fëmijët mësojnë aftësi sociale edhe në shkollë megjithatë dallimi është se kampi i bashkon fëmijët në një mjedis që i inkurajon një ndjenjë më të madhe të komunitetit dhe vlerësim për dallimet individuale ndërsa shkolla fokusohet kryesisht në arritjet akademike.

Në kamp veror fëmijët kalojnë kohë larg prindërve të tyre gjë që iu ndihmonë ata të kuptojnë se kush janë ata vetë. Ata mësojnë t’i bëjnë gjërat vetë dhe zbulojnë se në çfarë janë të mirë dhe për çfarë duhet të punojnë. Në vend që të mbështeten gjithmonë te të rriturit për t’u thënë se çfarë të bëjnë, ata mësojnë t’i besojnë vetes. Kjo është me të vërtetë e rëndësishme sepse iu ndihmonë ata të rriten, të bëhen të pavarur dhe të aftë.

Të rrisësh një fëmijë të pavarur do të thotë të iu mësosh përgjegjësinë, të inkurajosh eksplorimin dhe të sigurosh një mjedis të sigurt për një fëmijë që të marrë vendime në mënyrë të pavarur. Kampi veror ofron të tre këta element së bashku.

Lojërat dhe aktivitetet janë të rëndësishme për zhvillimin e një fëmije sepse ata mësojnë të zhvillojnë aftësitë e të menduarit dhe të eksplorojnë në imagjinatën e tyre përmes lojës. Ato po ashtu krijojnë një ndjenjë të sigurt për fëmijët që të shprehin mendimet dhe emocionet e tyre duke u rritur më të fortë dhe më të lumtur. Ata gjithashtu mësojnë të ndërveprojnë me botën përreth tyre të zgjidhin konfliktet, të ndërtojnë aftësi negociuese dhe të lehtësojnë stresin.

Pavarësisht se cilat janë interesat e fëmijës suaj qofshin ato sportive, arte apo dhe zanate kampi verorë do t’i angazhojë ata në aktivitete që kërkojnë punë ekipore. Të dish se si të punosh në ekip është një aftësi e dobishme për jetën. Puna ekipore ka rëndësi sepse ndihmon në zhvillimin e aftësive të komunikimit dhe inteligjencës emocionale.

Kuptimi i punës në grup e ndihmonë një fëmijë të kuptojë se puna me të tjerët ndonjëherë është mënyra më efikase për t’i bërë gjërat. Si rezultat, fëmijët do të rriten me dëshirën për të qenë anëtarë aktivë të komunitetit të tyre.

Fëmijet kanë nevojë edhe për më shumë kohë larg teknologjisë ata kanë nevojë për natyrën në jetën e tyre.

Natyra stimulon të gjitha shqisat. Kur një fëmijë është jashtë në natyrë ata mund të shohin, prekin, dëgjojnë dhe nuhasin. Zhvillimi ndijor e bën jetën më të pasur, më të plotë dhe më të këndshme.

Vetëvlerësimi po ashtu është i rëndësishëm për fëmijët dhe të rriturit sepse ne marrim vendime në jetë bazuar në mënyrën se si e shohim vetën. Ne zgjedhim karrierën dhe marrim vendime të tjera të rëndësishme të ndikuara shumë nga vetëvlerësimi ynë. Fëmijët mësojnë vetëvlerësimin duke ndërmarrë veprime duke fituar rezultate dhe duke kontribuar në komunitetin e tyre. Ata mësojnë të vlerësojnë veten si rezultat i punës së palodhur dhe arritjeve të tyre.

Pra, përfitimet e kampit tonë veror janë të pafundme kjo duke u bazuar ne plan-programin e pasur. Fëmija juaj jo vetëm që do të kthehet nga kampi me pavarësi më të madhe dhe një ndjenjë më të fortë identiteti, por gjithashtu do të ketë zhvilluar aftësi të reja, do të ketë shumë miq të rinj dhe do të krijojë kujtime që do t’i ruaj përgjithmonë.