fbpx

Fakte interesante rreth gjuhës angleze

 

Në një moment jeni duke mësuar diçka apo duke lexuar ndonjë libër në anglisht dhe ndiheni të lumtur që mund të kuptoni çdo gjë.

Sapo hasni në një fjalë apo strukturë të vështirë gramtikore që nuk mund ta kuptoni në asnjë mënyrë, frustroheni dhe kjo ju bën të gjuani librin e të vendosni të hiqni dorë nga të munduarit për të kuptuar këtë gjuhë.

Është e kuptueshme; anglishtja është edhe e komplikuar por edhe fun në të njëjtën kohë. Kjo është ajo që e bën këtë gjuhë një eksperiencë interesante për ta mësuar. Ndaj, në vend se të fokusoheni gjithmonë në pjesën gramtikore dhe rregullat e saj, mos harroni që gjithashtu të informoheni rreth pjesës interesante të kësaj gjuhe:

 

 

  1. ¼ e popullsisë në gjithë botën mund të flasin (edhe nëse jo shumë mirë) anglisht.

 

  1. Anglishtja është gjuhë zyrtare në 67 shtete.

 

  1. Fjala më e vjetër e përdorur me të njëjtin kuptim edhe sot është fjala ‘’town’’ (qytet)

 

  1. Fjalia më e shkurtë në gjuhën angleze është ‘‘I am’’ (Unë jam).

 

  1. Në anglisht, më shumë fjalë fillojnë me shkronjën S sesa me ndonjë shkronjë tjetër.

 

  1. Shkronja më e përdorur është shkronja E.

 

  1. Vetëm dy fjalë që përdoren në kohën e sotme, përfundojnë me ‘’-gry’’. Ato janë: hungry (i, e uritur) dhe angry (i, e zemëruar, nervozuar)

 

  1. Anglishtja nuk është gjuhë zyrtare në Amerikë.

 

  1. Fjala më e gjatë është ‘’pneumonoultramicroscopicsilicovolcanoconiosis‘’ që i referohet një sëmundjeje të mushkërive. Provoni ta shqiptoni!

 

  1. Çdo dy orë shtohet një fjalë e re në fjalorin e gjuhës angleze.

 

  1. Fjala ‘’good’’ ka më shumë se 380 sinonime, gjë që e bën atë fjalën me më së shumti sinonime.

 

  1. Fjala më e përdorur është fjala ‘’I’’ (Unë).

 

  1. Shakespeare ka shtuar më shumë se 1000 fjalë të reja në fjalorin e gjuhës angleze. Disa nga to janë: addiction (varësi), cold-blooded (gjakftohtë), ”unreal” (jo real)etj.

 

  1. Fjala ‘’synonym’’ (sinonim) është një nga fjalët e pakta që nuk ka sinonime fare.

 

  1. Nëse i shkruani të gjithë numrat si fjalë (p.sh. Një, dy, tre…), do ta shihni se asnjë numër nuk fillon me shkronjën b deri sa të mbërrini tek numri një miliard, që anglisht shënohet ‘’billion’’.
    I bet you tried to find one. Nice try!