fbpx

2 këshilla si të zgjeroni fjalorin në anglisht përderisa përmirësoni edhe të shkruarit

Shumë njerëz kanë probleme me të shkruarit në anglisht dhe shkrimi në anglisht mund të duket goxha sfidë e vështirë për ta përmirësuar. Të shkruarit është një nga aftësitë më të rëndësishme të gjuhës angleze si gjuhë e dytë që nxënësit duhet të zotërojnë, e veçanërisht për studentët dhe profesionistët që punojnë. Kjo sepse ndryshe nga ushtrimet e të folurit, kur shkruani në anglisht, lini një rekord më afatgjatë dhe të qëndrueshëm të gjuhës tuaj.

Për t’u shprehur qartë, ju keni nevojë për një fjalor të mirë aktiv. Kjo nuk do të thotë thjesht të jesh në gjendje të njohësh shumë fjalë në anglisht – do të thotë të jesh në gjendje t’i përdorësh ato siç duhet. E këtë mund ta arrini duke mësuar fjalë të reja me fjali e shembuj, jo vetëm lista fjalësh.

Sa më shpesh të shkruani, aq më lehtë do të jetë të qaseni në anglishten që ju duhet dhe gjithashtu do ta keni më të lehtë të shpreheni saktë dhe rrjedhshëm. Kush nuk do donte të godiste dy zogj me një gurë! Këtë mund ta bëni secili prej kush kur sapo të keni lexuar këtë artikull i pervisheni punës me seriozitet dhe përkushtim për të përmirësuar të shkruarit tuaj në anglisht e njëkohësisht të pasuroni fjalorin tuaja me fjalë e shprehje të reja.

Koha është arsyetim; nese ti më të vertetë do të bësh diçka, do e bëje!

Dy gjërat bazike që duhet t’i bëni për të përvetësuar sa më shumë fjalë në gjuhën angleze janë:

 

”Paraqite, por mos trego”

Kur ju shkurani mundohuni të shmangini deklarata të thjeshta që nuk shtojnë asnjë përshkrim tek veprimi. Për shembull: ”Ai ishte i stresuar”; në vend të kësaj, unë dua që ju të paramendoni një foto, dua që ta përshkruani njeriun që është i stresuar pa thënë se ai është. Pra, si mund ta bëni këtë?

Përpiquni ta shmangim këtë fjalë dhe në vend të saj përshkruajeni atë. Pra, çfarë po bën ai? ”Ai duket i përhumbur dhe i shqetësuar. Ai është aq i ngarkuar sa nuk mund të rrijë pa lëvizur, dhe vazhdimisht po duke kafshon thonjtë’‘; E shihni që ne vend të fjalës “stresuar” mund ta pershkurani fjalën gjë që ju bën ta zgjeroni fjalorin sepse gjatë kerkimit ti mund të hasësh edhe në fjale të tjera te reja, perderisa edhe forma juaj e të shprehurit me të shkruar apo folur bëhet me e bukur dhe rrjedhshme. Pra tregoni detaje.

 

Lexoni sa më shumë

Ashtu siç themi se dëgjimi është i lidhur ngushtë me të folurit, leximi është i lidhur ngushtë me të shkruarit, kështu që këshilla nr.2 për të përmirësuar formën e të shprehurit me shkrim përderisa mësoni fjalë të reja në anglisht do të ishte të lexoni sa më shumë që të mundeni!

Kjo do të ju ndihmojë të përmirësoni fjalorin, gramatikën, strukturën e fjalive dhe të ju tregojë se ka shumë mënyra të ndryshme për të komunikuar idetë. Për shembull: Nëse ju duhet të shkruani një përshkrim të një shtëpie ose një biografi të vetes, një ide e mirë është të lexoni disa biografi të tjera ose përshkrime shtëpie, nga libra, revista, broshura etj.

Pasi të keni lexuar atëherë mund të përpiqeni të shkruani për veten tuaj apo për dikë tjeter. Ju do të kuptoni se është shumë më e lehtë sesa të përpiqeni të shkruani pa ndonjë mund të mëparshëm!

Në mënyrë që të lexuarit të mos ju bëhet eksperiencë e mërzitshme, provoni të gjeni libra apo revista apo çkado tjetër me tema që ju interesojnë apo që kanë lidhje me ato gjëra që ju duhen. Kështu, ju përveç se ushtroni leximin, shkrimin dhe mësoni fjalë të reja, gjithashtu merrni informacione në po ato fusha që ju pëlqejnë dhe ju duhen.

Por është e rëndësishme që ndonjëherë të lexoni edhe për tema komplet tjera sepse edhe nëse nuk ju interesojnë apo nuk janë tematika që zakonisht do t’i zgjidhnit, ju prap përfitoni diçka nga to; hasni në fjalë të reja që mund të ju duhen më vonë.

Pse të mos lexoni disa postime të tjera në blogun tonë sa për fillim?