fbpx

Sa ka rëndësi gjuha angleze dhe metodat e saja

Gjuha angleze është gjuhë e përmasave botërore si dhe gjuha dominuese në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Irlandë, Australi, Zelandën e Re e një numër vendesh tjera. Përgjithësisht përdoret si gjuhë e dytë dhe si gjuhë zyrtare në shumë shtete të botës. Është gjuha që mësohet dhe kuptohet më së shumti në botë, shpesh e njohur me epitetin “gjuha e tregtisë, arsimit, shkencës dhe diplomacisë”.

Gjuha angleze çdo ditë e më tepër po merr një rëndësi gjithnjë e më të madhe. Ashtu si edhe në fushat e tjera edhe në arsim gjuha angleze po bëhet gjithnjë e më e nevojshme. Shumë universitete në botë kriter kryesor pranimi kanë nivelin e gjuhës angleze.

Së fundmi, edhe në Shqipëri ashtu si edhe në vende të tjera po i jepet rëndësi mësimit të gjuhës angleze. Futja e gjuhës angleze dhe shtimi i programeve që zhvillohen në anglisht ka mundësuar edhe rritjen e numrit të studentëve të huaj në Shqipëri. Gjuha angleze u jep një mundësi studentëve nga vende dhe kultura të ndryshme të studiojnë në kushte të barabarta në Shqipëri. Si rrjedhojë janë krijuar klasa shumëkulturore sidomos në universitetet Bedër dhe Epoka. Meqënëse është një fenomen i përhapur vetëm vitet e fundit, multikulturalizmi në Shqipëri nuk është studiuar shumë.

Ka mënyra dhe metoda të sprovuara për mësimin e anglishtes. Por, pesë metodat e mëposhtme janë të vlefshme (veçanërisht për studentët e anglishtes si gjuhë e huaj). Ato jo vetëm ju ndihmojnë ta mësoni gjuhën angleze, por edhe që të përmirësoheni më tej në aftësitë tuaja me këtë gjuhë.

Gjeni një fjalor të mirë dhe filloni të lexoni një libër, gazetë apo revistë në anglisht që është disi më lartë se sa niveli juaj aktual i gjuhës. Kjo do t’ju ndihmojë të mësoni fjalë të reja në një mënyrë më interesante. Gjithashtu, kjo metodë është e vlefshme për mësimin e termave teknike në një fushë të caktuar (ekonomi, biznes, financë, etj.). Si rrjedhojë, aftësia juaj do të rritet në mënyrë dramatike qoftë edhe duke shpenzuar vetëm 15 minuta në ditë. Edhe pse mësimi i gramatikës nuk mund të konsiderohet gjithnjë si pjesa më interesante e një gjuhe, gjithsesi gramatika mbetet thelbësore. Ju mund ta bëni këtë gjë lehtësisht ndërsa jeni duke lexuar një libër apo material më të vështirë ose duke parë një film/dokumentar pasi në të njëjtën kohë do keni mundësi të mësoni strukturën e fjalive të cilën mund ta përshtatni më pas sipas nevojave  tuaja.

Mbani një ditar të shkruar i cili do ju lejojë të vini në praktikë aftësitë me anglishten që ju keni qenë duke i praktikuar me materialet që keni qenë duke lexuar, dëgjuar apo gramatikën që keni mësuar deri tani. Më pas ju mund t’i ktheheni shënimeve tuaja për të parë se si keni ecur, madje mund edhe ta vlerësoni vetveten për të kuptuar se ku keni ende nevojë te permisoheni.

Praktika është çelësi, andaj duke praktikuar të komunikoni me dikë apo edhe me veten mund të shihni ndryshime për një kohë shumë të shkurtë.