fbpx

3 karakteristika të një mësimdhënësi të mirë të anglishtes

Mësimdhënia është një punë shumë e ndjeshme dhe me përgjegjësi por njëkohësisht është një ndër profesionet më të dashura nga të gjithë. Një mësues i shkëlqyer i anglishtes shfaq bujari ndaj fëmijëve, kolegëve, prindërve dhe të gjithë të tjerëve në afërsi. Ai mund të ketë një ndikim të thellë në jetën e një nxënësi, duke ndikuar në gjithçka, nga aftësia e tyre për të mësuar në klasë deri te suksesi i tyre në planin afatgjatë.

Çdo mësues përpiqet të jetë një mësues i mirë dhe secili ka stilin e tij të veçantë, unik, por ka ende cilësi specifike që ne duhet të zotërojmë për t’u quajtur një mësues efektiv të anglishtes. Cilësitë e rëndësishme personale për mësuesit e anglishtes përfshijnë njohuri për lëndën si gjë e parë e më pas një sërë karakteristikash të tjera.

Cilat janë saktësisht ato cilësi?

 

  1. Aftësi të shkëlqyera komunikimi, shqiptimi dhe fjalor e gramatikë të shkëlqyer

Zotërimi i njohurive padyshim që është një ndër karakteristikat kryesore për një mësimdhënës të anglishtes. Por, pavarësisht se sa i ditur është një person, nëse ai nuk mund t’ua përcjellë të tjerëve atë që di, në një mënyrë jo vetëm të kuptueshme, por edhe tërheqëse, vetë njohuria do të jetë e padobishme.

Një mësues mund të japë njohuri në mënyrë më efektive dhe me rezultate më të mëdha nëse ka aftësi të forta komunikimi verbale, joverbale dhe vizuale, të cilat përfshijnë të folurit, të shkruarit, imazhet, gjuhën e trupit dhe organizimin e koncepteve në korniza të kuptueshme. Meqenëse një pjesë e madhe e komunikimit të mirë është të dish se kur nxënësi ka kuptuar, këta mësues vërejnë se kur kanë komunikuar në mënyrë efektive dhe kur jo. Komunikimi përfshin gjithashtu shpjegimin e saktë se cilat janë detyrat dhe pritshmëritë.

Në momentin kur fillon të ua mësosh anglishten të tjerëve, ti duhesh të punosh dhe me veten në mënyrë që të përmirësosh aftësitë e tua të anglishtes. Nxënësit/studentët tuaj duhet të jenë në gjendje të ju kuptojnë dhe të ju besojnë me gramatikën tuaj.

 

2. Aftësia për të zhvilluar raporte të mira me nxënësit

Shpesh, nuk mjafton të dish se për çfarë po flet dhe çfarë mendon por më e rëndësishmja është të krijosh raporte të mira me nxënësit tuaj. Mësuesit e mëdhenj duhet të jenë në gjendje të krijojnë një raport të dashur me nxënësit e tyre në mënyrë që të krijojnë mjedise efektive të të mësuarit.

Është marrëdhënia e kujdesshme nxënës-mësues ajo që lehtëson shkëmbimin e informacionit dhe gjithë procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Nuk mjafton vetëm të duash lëndën: Mësuesit e mëdhenj gjithashtu ndajnë dashurinë për nxënësit. Kujdesi për nxënësit është ajo që i frymëzon mësuesit dhe nxënësit në të njejtën kohë që të arrijnë, të komunikojnë më shumë, të pyesin, të mësojnë, të përsosin dhe të përmirësohen cdo herë e më shumë.

 

3. Motivues për nxënësit e tij/saj

Mësimdhënësit janë pak a shumë si aktorë. Ju duhet të bëni një shfaqje interesante në mënyrë që të keni fokusin dhe interesimin e tyre në atë që doni të transmetoni tek studentët tuaj.

Cdo nxënës/student ka interesa të ndryshme dhe mënyra të ndryshme të motivimit. Puna e mësimdhënësit është që të gjejnë format e caktuara të motivimit tek secili nxënës. Motivimi për të mësuar lidhet me suksesin në shkollë. Mësuesit që i bëjnë mësimet interesante për fëmijët dhe i ndihmojnë nxënësit të entuziazmohen për shkollën, mund të nxisin një dashuri të përjetshme për të mësuarit dhe t’i inkurajojnë studentët të kapërcejnë pengesat dhe të gjejnë sukses.

Një mësues i shkëlqyeshëm përdor metoda dhe strategji të ndryshme që tu përshtatet karakterit dhe natyrës së ndryshme të nxënësve. Ndër to janë: reagimet pozitive nga mësuesi, trajtimi i nxënësve në mënyrë të barabartë, shpërblimet e ndryshme etj.

Mësuesit e mirë të anglishtes janë të shkëlqyeshëm në vlerësimin e përparimit, pikat e forta dhe të dobëta të studentëve të tyre. Vetëm duke i vlerësuar nxënësit siç duhet mësuesit mund t’i ndihmojnë ata të plotësojnë boshllëqet në njohuritë e tyre dhe t’i ndihmojnë ata të mësojnë më mirë.

 

Shkruar nga Amire Sherifi,

English Teacher, Anglia Academy Kosovo