fbpx

Përse mësimi i gjuhës angleze me folës amëtarë është më efektiv

Nëse dëshironi të mësoni gjuhën angleze, ju duhet patjetër të kërkoni një folës amëtar të gjuhës angleze, para së gjithash, për t’u siguruar që po mësoni gjuhën nga dikush që ka shqiptim dhe theks natyral. Por ju nuk mund të zotëroni gjuhën brenda një dite vetëm duke folur me një të huaj që flet gjuhën angleze. Ajo që ju nevojitet është një mësimdhënës i kualifikuar i gjuhës angleze, dhe me përvojë arsimore të duhur për të ua mësuar anglishten në bazë të metodave më efikase. Vendi më i mirë për të gjetur ekspert të tillë është një qendër e kurseve me reputacion që punëson vetëm mësimdhënës të huaj të kualifikuar.

Më poshtë gjeni disa avantazhe nga të cilat ju do të përfitonit nëse zgjidhni një mësimdhënës të huaj dhe të kualifikuar të gjuhës angleze në vend të një mësimdhënësi të kualifikuar vendas të anglishtes.

Mësimi i gjuhës sikur një vendas

Një mësimdhënës i huaj mund të ofrojë mësimdhënie më efektive duke u bazuar në mënyrën se si ata e kanë mësuar anglishten natyrshëm si fëmijë dhe mënyrës se si e kanë praktikuar anglishten si pjesë e studimeve universitare. Në vend që mësimet tuaja të përqendrohen shumë në mbajtjen në mend të rregullave gramatikore, ju do të mësoni anglisht përmes metodave reale të mësimit të gjuhës angleze, duke u fokusuar më shumë në komunikim.

Rrjedhshmëria

Një mësimdhënës i huaj mund të lexojë, shkruajë dhe flasë gjuhën angleze në nivelin e rrjedhshmërisë amtare, gjë që ju siguron që të mos hasni në ndonjë gabim gramatikor ose shqiptimi. Kur gabimet gjuhësore mësohen dhe nuk korigjohen me kohë, ato pastaj përdoren në mënyrë të pavetëdijshme. Është shumë e vështirë të trajnosh veten që t’i mos përdorësh më këto gabime prandaj është gjithmonë më mirë ta mësosh drejtë dhe saktë që nga fillimi.

Përmirësimi i lehtë i gabimeve

Një mësimdhënës i huaj i kupton gabimet më të zakonshme të bëra si nga mësimdhënësit që nuk e kanë gjuhën angleze si gjuhë amtare, ashtu edhe nga studentët. Për këtë arsye është e nevojshme të mësoni gjuhën me mësimdhënësin e huaj që të mund t’ju ndihmojë më mirë të identifikoni dhe t’i përmirësoni gabimet që bëni në mënyrë që të filloni të tingëlloni më shumë si vendas dhe më pak si i huaj.

Mësoni anglishten e vërtetë

Një mësimdhënës i huaj e di anglishten e vërtetë që flitet nga vendasit në vende të ndryshme gjeografike. Për këtë arsye mund t’ju mësojë shumë këshilla që nuk mbulohen në tekstet standarde të mësimit të gjuhës angleze. Nëse planifikoni të punoni ose studioni jashtë vendit ose thjesht dëshironi të kuptoni kolegët në punë ose njerëzit që takoni gjatë pushimeve, atëherë është e rëndësishme që të kuptoni se si një vendas gjuhën angleze e flet realisht në situata të ndryshme. Njohja e anglishtes në këtë aspekt është kyçe për t’ju ndihmuar të kuptoni dhe të dukeni si një ekspert i gjuhës në çdo situatë.

Fokusi je TI

Një mësimdhënës i huaj ka një qasje më të natyrshme ndaj mësimdhënies sepse ata janë nga fillimi, ekspertë të gjuhës angleze. Për këtë arsye, ata duhet të përqendrohen vetëm te ju dhe metodat e tyre të mësimdhënies dhe të mos shqetësohen për rrjedhshmërinë e tyre dhe si prezantojnë mësimin. Ky vetbesim me gjuhën e mësimdhënësit do të reflektohet në teknikat tuaja të komunikimit dhe aplikimit të mëtejshëm praktik në jetën e përditshme jashtë klasës.

Asnjë minutë i humbur për përkthim

Një mësimdhënës i huaj do ta zhvillojë të gjithë mësimin në gjuhen angleze, që do të thotë se ju do të mësoni shumë më shpejt gjuhën nga fakti s’e ju nuk do të mbështeteni në gjuhën shqipe për të bërë ose për t’iu përgjigjur pyetjeve. Kjo metodologji e mësimdhënies është përdorur në shumë shkolla ndërkombëtare anembanë botës për dekada dhe është vërtetuar se arrin rezultate më shpejt se një mësim tipik i përzier me gjuhën amtare. Kjo qasje unike ndaj mësimit të gjuhës siguron që ju do të mësoni në mënyrë efektive gjatë çdo minuti të mësimit tuaj dhe për këtë arsye do të përfitoni maksimalisht për kohën, paratë dhe pritshmëritë tuaja.

Shpjegimi i kulturës dhe zakoneve

Një mësimdhënës i huaj do të ketë një shpjegim, kuptim më të mirë të kulturës dhe zakoneve ne gjuhen angleze sesa një mësimdhënës nga Kosova. Për këtë arsye, mësimi direkt nga mësimdhënës anglisht-folës vendas do t’ju ndihmoj të shmangni çdo gabim ndërkulturor që mund të hasni kur takoheni ose flisni me një folës amtarë të anglishtes. Siç e dini, çdo vend dhe kulturë ka mënyrën e vet specifike të përshëndetjeve, diskutimit e mirësjelljes dhe është e rëndësishme të kuptoni këto në mënyrë që të dukeni të respektueshëm dhe të informuar. Një mësimdhënvs i huaj mund t’ju udhëheqë për të kuptuar humorin anglez, sarkazmën dhe mospërfilljet gjatë diskutimit. Kjo do t’ju bëj të dukeni sikur keni biseduar anglisht gjatë gjithë jetës tuaj!

Pasi ta keni lexuar këtë artikull, jemi të sigurt që do të pajtoheni se ka shumë më tepër përfitime të të mësuarit të anglishtes me një mësimdhënës te huaj sesa që keni menduar. Ndoshta jeni gati të kërkoni një mësimdhënës të kualifikuar të gjuhës angleze që mund t’ju sjellë rezultatet që dëshironi? Nëse po, atëherë ne jemi këtu për t’ju ndihmuar! Anglia Academy ka një numër të mësimdhënësve të huaj të gjuhës angleze me përvojë dhe shumë të kualifikuar, të gatshëm për t’ju ndihmuar të bëheni një folës natyral i anglishtes!