fbpx

6 mënyra të përdorimit të videove në mësimdhënie të gjuhës angleze

Vetëm pak vite më parë, mësimdhënësit e gjuhës angleze kanë pasur qasje te limituar në video edukative, për dallim nga sot. Megjithëse videot konsiderohen si mjete edukative, ato përdoren më pak në klasa. Është koha për ta ndryshuar këtë! Përdorimi i videove në mësim të gjuhës angleze mund të jetë argëtues, motivues, edukuese, stimulues dhe një pikë e mirë e ndryshimit nga një bisedë në tjetrën.

Ky artikull është për të gjithë mësimdhënësit e gjuhës angleze apo gjuhëve të tjera!

Këtu janë gjashtë aktivitete të shkurtra, të lehta që mund të përdoren për mësim të gjuhës angleze përmes videove:

 

  1. Aktiviteti ‘Cfarë do të ndodh më pas?’

Zgjidhni një video, shikojeni vazhdimësinë e ngjarjes, deri në momentin kyc. Mësoni paraprakisht çdo fjalë të nevojshme që përdoret në video, më pas luaj videon dhe ndalojeni atë sapo ngjarja të fillojë të marrë kahje tjetër. Në dyshe, nxënësit flasin për atë që ata mendojnë se do të ndodh më pas. Ndani disa ide në një diskutim të hapur, luani pjesën tjetër të videos dhe shikoni se kush e ka qëlluar saktë.

  1. Memorizimi i bisedës

Zgjidhni një video që përmban një dialog midis dy personave, A dhe B. Në çifte, secili nxënës duhet të mbajë mend njërën anë të dialogut (ose A ose B). Shpjegoni se nxënësi A duhet të mbajë mend të gjitha ato që tha personazhi A, ndërsa studenti B duhet të kujtojë anën e personazhit B të bisedës. Luaje klipin dy herë. Nxënësit më pas risjellin skenën sa më mirë që munden. Ideja është të argëtoheni – dhe të improvizoni aty ku është e nevojshme!

  1. Përshkruani videon me ndihmën e kartave

Zgjidhni një klip interesant që eshtë me metrazh rreth një minutë, me një histori të qartë ose sekuencë ngjarjesh. Para klasës, shkruani këto ngjarje në letra. Në klasë, mësoni paraprakisht çdo fjalë të vështirë që mund të përmendet në video dhe shpërndani një grup letrash për çift. Vendosni karriget në mënyrë që studenti A të jetë përballë televizorit ose kompjuterit dhe studenti B duhet ta mbaj grupin e letrave të ngjarjeve  dhe ta ketë shpinën e kthyer nga televizori.

Luaj videon me volumin e fikur. Nxënësi A, duke parë videon, përshkruan se çfarë po ndodh me studentin B, i cili duhet të rirenditë letrat e tij në përputhje me rrethanat. Kur videoja përfundon, nxënësit shikojnë sërish me zërin e ndezur dhe kontrollojnë renditjen e letrave të tyre. Përsëriteni me një video tjetër të shkurtër, këtë herë duke lejuar studentin B të përshkruajë i pari.

  1. Dublimi pa kuptim

Për një aktivitet të thjeshtë, tregojuni nxënësve tuaj një video me volumin e fikur. Tregojuni atyre se do të punojnë në dyshe për të krijuar një skenar që dublon videon sipas mendimeve që ata kanë. Ky aktivitet është veçanërisht argëtuese kur personazhet nuk janë njerëz ose të rritur (p.sh. kafshë ose foshnje). Jepuni nxënësve kohë për të punuar, më pas interpretoni skenat në një diskutim të hapur. Është shumë qejf të shohësh se çfarë skenarësh të ndryshme dhe qesharake krijojnë nxënësit.

  1. Si dallojnë?

Ju do të keni nevojë për një video në të cilin fokusi është një person (ndoshta nga një situatë interviste ose filmi). Mësoni paraprakisht ose rishikoni fjalët në lidhje me përshkrimin e njerëzve dhe shprehjet e spekulimeve. Pas luajtjes së një pjese të shkurtër të videos, nxënësit ndajnë perceptimet e tyre fillestare me një partner (mosha, personaliteti, statusi martesor, pëlqimet dhe mospëlqimet, etj). Bashkojini dyshe në grupe të vogla dhe kërkojuni nxënësve të krahasojnë dhe kundërshtojnë spekulimet e tyre.

  1. Qëllimi i kolonës zanore

Zgjidhni këngë nga disa filma të ndryshëm; duke u siguruar që secila përfaqëson një zhanër të ndryshëm dhe se asnjëra prej tyre nuk është një këngë e famshme nga ndonjë film ikonik.

Gjatë dëgjimit të këngëve, nxënësit shënojnë se cili mendojnë se është zhanri i filmit dhe çfarë po ndodh në skenën në fjalë. Nxënësit krahasojnë mendimet e tyre me një partner dhe më pas vazhdojnë me këngën tjetër. Kur luhet secila këngë, nxënësit shikojnë skenat origjinale me muzikë dhe krahasojnë idetë.