fbpx

3 këshilla si të përdorni parafjalët e gjuhës angleze në mënyrë të drejtë

Kohët e fundit shumë nga studentët vazhdimisht po më pyesin se cila është mënyra e duhur për t`i mësuar parafjalët dhe për t’i përdorur drejt ato.

Dua të ju them diçka sinqerisht; që nuk ka një rregull të thjeshtë apo metodë të qartë si t’i përdorni  apo ndonjë  rregull përmes së cilës mund të  mësoni për të memorizuar ato.

Një parafjalë mund të ketë përdorime e kuptime të ndryshme në kontekste të ndryshme në fjali.

Dhe ndoshta për këtë arsye, që kanë përdorim të gjerë, dhe ndoshta edhe për faktin se parafjalët në anglisht jo gjithmonë kanë përkthim direkt në gjuhët e tjera, ato mbesin një ndër sfidat më të mëdha dhe më të vështira për secilin person që po mëson anglisht.

Dua që gjithashtu të ju jap një inkurajim që ky fakt të mos bëhet dekurajues: madje edhe anglisht folësit bëjnë gabime me parafjalët, edhe për ta është e vështirë të përdorin këtë pjesë të gramatikës në mënyrë të drejtë.

Ndoshta e vetmja mënyrë për të mësuar përdorimin e drejtë të tyre është të lexoni sa më shumë në anglisht, t’i shikoni në fjalorë të ndryshëm, dhe t’i mësoni ato së bashku me fraza të ndryshme.

Këtu janë disa këshilla se si ju mund të përforconi përdorimin e tyre:

  • Këshilla e parë:

Parafjalët janë fjalë dy apo tri shkronjëshe, kështu që mbani në mend këtë thënje: “Don’t sweat over small things”- “Mos e qaj kokën për gjëra të vogla”!

Kjo do të thotë të mos stresoheni e merakoseni shumë për gjërat e vogla. Dhe parafjalët pra janë gjëra të vogla, ato në fakt nuk janë fjalët më të rëndësishme në fjali kështu që mos u stresoni për to. Janë të rëndësishme, absolutisht, por jo pjesa më e rëndësishme e gjuhës; është gjithmonë mirë që të dish si t’i përdorësh, natyrisht, mirëpo thjesht don’t sweat over them!

  • Këshilla e dytë:

Përderisa po mësoni shprehje të reja mos u mundoni t`a mbani në mend vetëm një fjalë, mos e mbani në mend vetëm parafjalën e përdorur, në këtë rast ju inkurajoj ta mbani mend tërë shrehjen të cilën keni hasur dikund apo që keni mësuar.

Parafjalët mund të mësohen nëpërmjet shumë aktiviteteve dhe metodave të ndryshme si të dëgjuarit e posaqërisht të lexuarit që është mënyrë e shkëlqyer për të mësuar fjalë të reja e mbi të gjitha të praktikosh të lexuarit duke dëgjuar është me të vërtetë e rëndësishme të praktikoni përdorimin e parafjalëve pasi ju ekspozoheni me shprehje të reja që përmbajnë parafjalë.

  • Këshilla e tretë

Unë ju rekomandoj të merrni një artikull apo tekst çfaredo, kështu që ndërsa po e shikoni, lexoni dhe analizoni atë artikull apo tekst merrni një stilolaps ose nënvizues, dhe filloni duke hijezuar apo nënvizuar fillimisht parafjalët. Si fillim nënvizoni vetëm një prej tyre p.sh “in” dhe në çdo kohë që e shihni, dhe më pas në një  fletore shkruaj shprehjet që ke hasur dhe mundohu t`a kuptosh kontekstin ku parafjala është përdorur, pastaj vazhdo të krijosh disa fjali imagjinare, krijoni nga vetja e juaj, nuk ka rëndësi nëse nuk janë të vërteta.

Unë rekomandoj të mos i përzieni parafjalët, një faqe fletoreje të veçantë për çdo parafjalë dhe në faqen tjetër shkruani shprehje apo edhe fjali më të gjata. Por kujdes që mos të mësosh përmendësh një rregull por mundohu që ta memorizosh qoftë edhe vetëm një shprehje.

Në këtë formë ju jeni duke memorizuar dhe mbajtur mend më shumë dhe më shumë fjali që përdorni dhe krijoni duke ju mundësuar kështu që të mund të keni kontekst më të zgjeruar.