fbpx

Si të përmirësoni anglishten tuaj duke shikuar filma…?

 

E keni gjendur ndonjëherë veten përpara një situate, ku nuk e keni kuptuar dikë duke folur anglishten, edhe pse keni mësuar këtë gjuhë për një kohë të gjatë?  Nga përvojat e mëparshme, ju sigurojmë se shikimi i filmave është një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar aftësitë tuaja të dëgjimit dhe të folurit në anglisht.

Si të mësoni anglishten duke shikuar filma?

Fillimisht, për të shikuar një film në një gjuhë të huaj duhet të bëhet përzgjedhja e duhur e filmit, që të jetë atraktiv dhe tërheqës. Cdo lloj zhanri apo formati që juve i’u duket interesant i’a vlen të shikohet kur shërben për qëllim të mësimit së një gjuhe: të anglishtes. Thjesht ndiqni kuriozitetin tuaj. Ju më mirë do të argëtoheni ndërsa mësoni sesa të thoni “Unë duhet të mësoj anglisht”. Përzgjedhja e filmit nganjëherë është më e vështirë sesa duket. Kjo përzgjedhje duhet të bëhet duke u nisur interesat tuaja, varësisht se cfarë tematike të filmit pëlqeni apo ju duhet në jetën tuaj. Ai mund të jetë: komedi, që përmban një anglishte të jetës së përditshme, filma që përmbajnë anglishte të bizneseve të ndryshme etj. Përvec kësaj nëse niveli juaj i gjuhës angleze është mjaft i ulët, zgjidhni një film që keni parë tashmë ose një film të bërë për fëmijë që përdor një gjuhë më të thjeshtë. Megjithatë, nëse keni një nivel më të lartë të gjuhës angleze, mund të përpiqeni të sfidoni veten dhe të shikoni filma me gjuhë më të avancuar.

Duke shikuar filma të ndryshëm në anglishten e avancuar ju do të dëgjoni “një anglishte të vërtetë”. Do të përsërisni atë që ata kanë thënë. Edhe pse ne kemi shumë mundësi për të folur në gjuhë angleze me të tjerët dhe për të hasur fjalë dhe fraza të reja, ju do të harroni atë që keni mësuar nëse nuk e përsëritni atë në jetën reale. Megjithatë, nëse mësoni duke shikuar filma, mund të mësoni shprehjet e njohura vazhdimisht dhe kudo që jeni duke përdorur telefonin, tabletin ose laptopin tuaj.

Shikoni filma me titra në gjuhën tuaj të parë (amtare). Në fillim ajo që duhet të bëni është të kuptoni historinë në tërësi. Ju duhet të jeni tashmë të familjarizuar me personazhet, ngjarjen dhe detajet e këtij filmi për t’u fokusuar mëtutje vetëm tek gjuha angleze. Më pas shikoni filmin me titra në anglisht dhe kontrolloni fjalët që nuk i kuptoni. Kështu, duke kontrolluar fjalët e panjohura ju do të keni mundësi të zgjeroni fjalorin tuaj dhe të mësoni se si t’i shqiptoni fjalët e mësuara. Kontrollim (përkthimi) i fjalëve të panjohura është procesi më i rëndësishëm kur shikoni filma. Ju kurrë nuk mund të mësoni një gjë të re pa kuptuar kuptimin e atyre fjalëve. Shfrytzojeni kohën tuaj për të kërkuar fjalë të reja duke përdorur një fjalor dhe shënoni shprehje të reja për t’i përdorur më vonë. Kopjoni dhe përsëritni atë që dëgjoni sa më shpejt që të mundeni. Përsëritja e bën trurin tuaj të kuptojë shqiptimin dhe intona

cionin. Shqiptimi, rrjedhshmëria dhe intonacioni juaj do të përmirësohen me përsëritje të plotë. Përsëriteni të njëjtin proces pa pushim të siguroheni që e keni mësuar. Çaktivizo titrat– Kur të arrini këtë fazë, do të ndjeni një përmirësim në anglishten tuaj.

Pra, të shikuarit e filmave në gjuhën angleze ju ndihmon shumë në përmirësimin e anglishtes tuaj. Kjo për faktin se ky process kontribon në disa aftësi si p.sh: të dëgjuarit, të folurit, shqiptimi, leximi. I gjithë ky përmirësim mund të bëhet duke shfrytëzuar kohën e lirë dhe duke u argëtuar përderisa shikoni një film me familjen tuaj.