fbpx

Unë kuptoj anglisht, por kam frikë të flas!

Çdo i treti person që është duke menduar për të mësuar dhe folur rrjedhshëm anglisht pengohet nga diçka e ndërtuar nga vetë ata. Të gjithë thonë “Unë kuptoj anglisht, por kam frikë të flas”!

Për të larguar këtë frikë, duhet të mbani në mend një thënie të vjetër angleze: “Fake it until you make it” (shtiru që e ke derisa t’ia dalësh). Kjo do të thotë që besimi fillon nga jashtë. Ju duhet të veproni me vetëbesim dhe të tingëlloni me vetëbesim, edhe nëse nuk ndiheni të sigurtë, Pra, nëse ju mungon vetëbesimi kur flisni anglisht, duhet të “shtireni” se mund të fisni. Ju duhet të veproni me vetëbesim, edhe pse nuk ndiheni të sigurtë.

Pra, çfarë mund të bëni ju?

 

Asnjëherë mos kërkoni falje për anglishten tuaj!

Sa herë keni thënë “më falni për anglishten time” apo “më falni, e di që anglishtja ime nuk është e mirë.”

Kur thoni gjëra të tilla, ju vetëm i përforconi ndjenjat tuaja negative dhe për më tepër do i tregoni personit me të cilin po flisni se nuk besoni në veten tuaj. Dhe, nëse ju nuk besoni në veten tuaj, pse duhet dikush tjetër të besojë në ju? Pra, cila është zgjidhja?

Shumë e thjeshtë: mos kërkoni falje për anglishten tuaj!

Para së gjithash, nëse jeni duke folur me mua dhe anglishtja juaj nuk është e lavdërueshme, unë tashmë  mund ta shoh atë. Nuk kam nevojë që ti të ma thuash. Nëse dikush po flet me ty, ai po flet me ty për të qenë miqësor, ose sepse duan diçka nga ti, ose sepse janë të interesuar për idetë e tua. Ata nuk po flasin me ju për të parë se sa e mirë është anglishtja juaj. Edhe nëse personi me të cilin po flisni është duke gjykuar anglishten tuaj, çfarë mund të bëni për të në atë moment? Asgjë. Pra, pse të kërkojmë falje? Pse të ndiheni keq? Nuk ndihmon! Ju mund të kontrolloni atë që thoni.. Asnjëherë mos kërkoni falje për nglishten tuaj, por shko puno dhe përmirësohu.

 

 

Kontrolloni të folurit tuaj

 Kur nuk jeni të sigurtë në anglishten tuaj, do të flisni shumë në heshtje, do të përpiqeni të flisni shumë shpejt dhe do të flisni në fragmente, duke përdorur fjalë dhe fraza në vend të fjalive të plota.

Në mënyrë që të përmirësoheni, regjistrojeni veten duke folur në anglisht për një minutë. Filloni duke prezantuar veten dhe flisni pak për jetën tuaj. Dëgjoni regjistrimin. Si tingëllon? A tingëllon i sigurtë? Çfarë mund të bëni që të tingëlloni më i sigurë në anglisht.

Së pari, kontrolloni volumin e zërit tuaj. Njerëzit me vetëbesim flasin me një zë të lartë dhe të qartë. Ju nuk duhet të bërtisni, por zëri juaj duhet të jetë mjaft i lartë, saqë kushdo në të njëjtën dhomë mund t’ju kuptojë qartë.

Së dyti, kontrolloni shpejtësinë e zërit tuaj. Kur jeni në siklet, është normale të përpiqeni të flisni më shpejt. Ngadalësimi do t’ju ndihmojë në shumë mënyra. Do të dukeni më të sigurtë, do të jeni më të kuptueshëm kur flisni anglisht dhe do të bëni më pak gabime.

Kur nuk jeni të sigurtë ju do të përpiqeni të thoni sa më pak të jetë e mundur. Për të qenë të sigurtë, duhet të tregoni se nuk keni frikë të flisni  pra, përdorni fjali të plota.

Tani është koha që të bësh më shumë regjistrime. Herën e parë, fokusohuni në volumin e zërit, mundohuni të flisni me zë të lartë dhe qartë. Herën e dytë, përqendrohuni tek shpejtësia. Përpiquni të ngadalësoni dhe flisni me një ritëm të qartë dhe të kontrolluar. Herën e tretë, përqendrohuni në të folurit me fjali të plota.

Që tani e tutje, përpiquni t’i përdorni këto teknika kur flisni anglisht në jetën reale. Mos harroni, mund të mos ndiheni të sigurtë, por do të tingëlloni të tillë.

 

Vendosni sfida për të rritur vetëbesimin tuaj në anglisht

Të thuash se dëshiron ta bësh diçka dhe ta bësh atë janë krejtësisht dy gjëra të ndryshme, kështu  që pse të mos fillojmë që tani, këtu, së bashku! Le të fillojmë! Merrni një letër dhe shkruani tre situata ku do të ndiheni në siklet për të folur anglisht. Ndoshta keni shkruar diçka si: të flas me një folës amtar të gjuhës angleze, të mbaj një fjalim, të bëj një prezantim në punë. Tani, për secilën nga tre situatat tuaja, unë dua që ju të krijoni tre nivele të ndryshme: të lehtë, të mesëm dhe të vështirë.

Çfarë nënkuptojmë këtu?

Le të marrim shembullin e të folurit me një folës amtar. Shumë nxënës të gjuhës angleze më kanë thënë se ndihen në siklet kur flasin me folësit amtarë të Anglishtes.

Për shembull:

Lehtë: thuani ‘përshëndetje’ një folësi amtar.

E mesme: prezantohuni me një folës amtar dhe bëni 1 apo 2 pyetje.

E vështirë: bëni një bisedë 5-minutëshe me një folës amtar.

 

Tani le të marrim idenë për të bërë një prezantim në punë. Na duhen tre sfida:

Sfidë e lehtë: bëni një pyetje ose bëni një pikë në një takim.

Sfidë mesatare: bëni një prezantim të shkurtër para një grupi të vogël.

Sfidë e vështirë: dilni vullnetarisht për të bërë një prezantim më të gjatë para një grupi të madh.

 

Nuk je ende aty. Ju duhet të filloni me hapa të vogjël dhe të ndërtoni atë gradualisht. Ju mund të mos jeni në gjendje të bëni çdo sfidë. Dhe e dini çfarë? Nuk ka rëndësi. Do të bëni diçka dhe do të ndërmerrni veprime, të cilat do t’ju ndihmojnë të krijoni vetëbesimin tuaj në anglishten e folur.

 

Mbani një ditar

Shkrimi i mendimeve dhe ndjenjave tuaja në një ditar mund të jetë shumë i dobishëm…së pari, imagjinoni një situatë: keni një grup kolegësh që flasin anglisht dhe ata janë të gjithë miq me njëri-tjetrin.Ju kurrë nuk flisni me ta. Thjesht flisni me kolegët tuaj të tjerë në gjuhën tuaj. Ju dëshironi të flisni me kolegët tuaj anglisht folës, por nuk ndiheni mjaftueshëm të sigurtë. Në këtë pikë, nxirrni ditarin tuaj dhe shkruani të gjitha gjërat që mund të ndodhin. Shkrimi i ndjenjave tuaja si kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni se njerëzit e tjerë nuk po ju gjykojnë ju dhe anglishten tuaj. Në këtë mënyrë, ju mund të ndiheni më të lirë dhe më të sigurtë kur flisni anglisht!

Gjithçka fillon tek ti!