fbpx

Kamp veror ne Angli

Kampi Veror në Angli – Një përvojë që ndryshon jetën

Një program veror ndërkombëtar me mësim të gjuhës angleze dhe aktivitete të strukturuara

Mirë se vini në Kampin Veror në Angli 2026, një program ndërkombëtar i dedikuar për fëmijë që dëshirojnë të përmirësojnë gjuhën angleze, të zhvillojnë aftësi sociale, pavarësi dhe vetëbesim, si dhe të përjetojnë një verë edukative në Mbretërinë e Bashkuar, në një ambient të sigurt dhe të organizuar.

Programi organizohet në bashkëpunim me XUK Summer Camp në Wiltshire, Angli, një nga kampet verore më të njohura dhe me traditë në Mbretërinë e Bashkuar. Kampi kombinon mësimin e gjuhës angleze me aktivitete të përditshme, sport, kreativitet dhe ekskursione, duke u fokusuar në komunikim praktik dhe përvoja reale.

Grupmosha: 10-17 vjec
Data: 2-9 Gusht 2026

 

Manor house at XUK English summer school UK countryside

Rreth XUK Summer Camp

XUK Summer Camp, kujdesi dhe mirëqenia e fëmijëve janë prioritet absolut. Kampi njihet ndër vite si një nga programet më të organizuara dhe më të besueshme në Mbretërinë e Bashkuar, duke ofruar një ambient të sigurt, mikpritës dhe profesional, ku çdo fëmijë ndihet i mbështetur, i vlerësuar dhe i inkurajuar të zhvillojë potencialin e tij maksimal.

Me standarde të larta sigurie, staf të trajnuar profesionalisht dhe një qasje të balancuar mes edukimit dhe argëtimit, XUK krijon një eksperiencë që ndërton vetëbesim, pavarësi dhe aftësi sociale për jetën.

XUK Summer Camp në shifra

• Themeluar në vitin 1996
29 vite përvojë në organizimin e kampeve verore ndërkombëtare
• Mbi 20,000 pjesëmarrës ndër vite
• Përfaqësim nga 106 nacionalitete nga e gjithë bota

Këto statistika e pozicionojnë XUK si një nga kampet verore më të suksesshme dhe më të preferuara në Mbretërinë e Bashkuar, duke ndërtuar një komunitet global dhe një reputacion të qëndrueshëm ndërkombëtar.

XUK Activity dauntseys school wiltshire summer camp

    Përvoja e Anglia Academy Kosovo në Kampe Ndërkombëtare

    Anglia Academy Kosovo, që nga viti 2006, ka përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në organizimin e kampeve dhe shkollave verore ndërkombëtare për fëmijë nga Kosova.

    Gjatë viteve, Anglia Academy ka organizuar dhe koordinuar me sukses kampe dhe programe verore jashtë vendit, duke u ofruar fëmijëve kosovarë përvoja edukative dhe kulturore në ambiente ndërkombëtare dhe të sigurta.

    Fëmijë nga Kosova janë dërguar nga Anglia Academy në:

    • Angli

    • Holandë

    • Slloveni

    Kjo përvojë shumëvjeçare garanton organizim profesional, siguri maksimale, përgatitje të plotë të dokumentacionit dhe mbështetje të vazhdueshme për prindërit dhe fëmijët gjatë gjithë procesit të aplikimit, udhëtimit dhe qëndrimit në kamp.

    Untitled design (16)

    Untitled design (15)

      Lokacioni dhe Ambienti i Kampit

      XUK Summer Camp zhvillohet në ambientet e Dauntsey’s School në Wiltshire, një lokacion i jashtëzakonshëm për organizimin e kampeve verore.

      Kampi shtrihet në një hapësirë prej 150 hektarësh dhe ofron kushte shumë të mira për akomodim, sport dhe aktivitete rekreative.

      Facilitete kryesore:

      • 5 konvikte të pavarura për akomodim

      • Pishinë e brendshme e ngrohur

      • Sallë moderne sportive e brendshme me mur për ngjitje

      • Zona “Forest School” për aktivitete në natyrë

      • Dy fusha sportive me bar artificial

      • Hapësira të përbashkëta të gjera dhe të pajisura mirë

      • Dhoma fjetjeje komode dhe mikpritëse

      • Kuzhinë dhe mensë funksionale

      xuk dauntseys swimming pool excel summer camp sports

      Basketball court at XUK English summer school

      Athletics activities for kids at residential summer camp UK

      example of a shared room at XUK Summer Camp

        Ushqimi dhe Kujdesi Ushqimor

        Në XUK promovohet ushqyerja e shëndetshme dhe e balancuar. Fëmijët marrin mëngjes, drekë dhe darkë çdo ditë, të përgatitura në kuzhina profesionale.

        Çdo ditë përfshihen:

        • Mëngjes kontinental dhe tradicional i ngrohtë

        • Drekë dhe darkë me:

          • Vakt kryesor ushqyes

          • Opsion vegjetarian

          • Bar sallatash/paste

          • Ëmbëlsirë

          • Fruta të freskëta

        BBQ-të tradicionale të XUK organizohen dy herë në javë dhe janë një nga aktivitetet më të pëlqyera nga fëmijët.

        Alergji dhe preferenca ushqimore

        Nëse fëmija ka ndonjë alergji ose intolerancë ushqimore, kjo duhet të deklarohet paraprakisht. Kampi përpiqet të ofrojë alternativa dhe respekton gjithashtu preferencat fetare (p.sh. Hallall dhe Kosher), duke shmangur mishin e derrit në shumicën e shujtave.

        Dining hall at XUK residential summer camps

        Cookery activities for kids at English summer school UK

          Programi i Aktiviteteve

          XUK ofron një program të pasur dhe të larmishëm aktivitetesh, i dizajnuar për të përfshirë fëmijë me interesa të ndryshme.

          Si organizohet dita në kamp:

          • Paradite: sesione të strukturuara me grupin e aktiviteteve

          • Pasdite: zgjedhje e aktiviteteve sipas interesit individual

          • Mbrëmje: aktivitete të përbashkëta argëtuese dhe sociale

          Aktivitetet e Përfshira

          Aktivitetet janë të dizajnuara për të sfiduar, frymëzuar dhe argëtuar fëmijët çdo ditë, duke krijuar kujtime të paharrueshme.

          Kategori aktivitetesh:

          • Aventurë

          • Sporte ujore

          • Sporte ekipore dhe individuale

          • Arte dhe aktivitete kreative

          • Aktivitete të përbashkëta të kampit

          • Argëtim në mbrëmje

            three boys doing bridgebuilding at XUK Excel Summer camp

            Two children paddleboarding in a swimming pool at XUK summer camp

            teenage boys playing darts at XUK Summer camp

            XUK staff member doing Summer sports work and teen boys playing hockey at summer camp

              Procesi i Aplikimit dhe Afatet

              Hapi 1 – Regjistrimi dhe Kësti i Parë

              Afati: 27 Mars 2026
              Kësti i parë: 1,500 €

              • Takim informues me ekipin e Anglia Academy
              • Plotësimi i formës së regjistrimit

              • Rezervimi i vendit (vende të kufizuara)

              • Mbledhja fillestare e dokumenteve

              • Organizimi i fluturimit

              Hapi 2 – Kësti i Dytë

              Afati: 24 Prill 2026

              • Pagesa e pjesës së mbetur

              • Konfirmimi final i udhëtimit dhe akomodimit

              Hapi 3 – Aplikimi për Vizë

               Fillimi i muajit Majit 

              • Mbështetje e plotë nga ProVisa Agency

              • Caktimi i terminit dhe përgatitja e dokumenteve

              • Komunikim i vazhdueshëm me prindërit

              Hapi 4 – Përgatitjet Finale

              Qershor – Korrik

              • Takim informues me prindërit

              • Koordinimi para nisjes

                activities at sleepaway camp for kids UK

                Çmimi i Kampit dhe Çfarë Përfshihet

                Çmimi i plotë i paketës: 2,490 €

                2+ fëmijë nga një familje (vëlla, motër) – 2290€ secili

                Çmimi përfshin:

                • 7 netë akomodim në XUK Summer Camp (dhoma me 2-5 shtretër)
                • Biletë avioni vajtje-ardhje: Prishtinë – Londër – Prishtinë

                • Transport nga dhe drejt aeroportit në Angli

                • 3 shujta në ditë

                • Program i plotë ditor me aktivitete dhe mësim të gjuhës angleze

                • Nje ekskursion gjysëm ditor ne qytetin e Salisbury
                • Një ekskursion njëditor në Londër

                • Mbështetje për aplikim për vizë nga ProVisa Agency

                • Mbikëqyrje e vazhdueshme nga udhëheqësi i grupit

                Nuk përfshihet:

                • Tarifa e aplikimit për vizë në Mbretërinë e Bashkuar
                  (rreth 150 €, paguhet direkt në Ambasadë)

                • Sigurim shëndetësor (nuk kërkohet nga Ambasada)

                group of children at Salisbury Cathederal with one of the best summer camps in the UK

                teenage girls in front of the London eye while on trip with XUK English summer school