Partner zyrtar i testit Testi i Siguirse se lartë i Gjuhës Angleze për Vizë & Imigracion në Angli

Skills for English SELT
— testi i anglishtes për vizën britanike

Skills for English SELT, test i Gjuhës Angleze i aprovuar nga Home Office për aplikim për vizë pune, bashkim familjar dhe vizë studimi në Mbretërinë e Bashkuar, në të gjitha nivelet A1–C1.

Big Ben — Kulla Elizabeth në Pallatin e Westminsterit, Londër UKVI

I aprovuar nga UK Visas & Immigration

Nivelet A1 · A2 · B1 · B2 · C1 — rezultatet brenda 5 ditë pune

Photo: Chitetskoy / Wikimedia · CC BY 4.0
I miratuar nga UK Visas & Immigration
CEFR A1 — C1
Provime çdo muaj
Rezultatet brenda 5 ditë pune
Çka është Skills for English SELT?

Testi i anglishtes që ju nevojitet për aplikimin tuaj për vizë britanike.

Skills for English është një test i sigurt i gjuhës angleze (SELT), i miratuar nga UK Visas and Immigration. Testi vlerëson të folurit, dëgjimin, leximin dhe shkrimin dhe pranohet si dëshmi e njohurive të gjuhës angleze për kategori të ndryshme të vizave të punës, studimit dhe bashkimit familjar në Mbretërinë e Bashkuar.

Anglia Academy është partner zyrtar i Skills for English, dhe ofron përgaditje profesionale dhe regjistrim për testin.

I miratuar nga UKVI
Nivelet CEFR të Ofruara

Zgjidh nivelin e gjuhës që kërkohet për kategorinë tënde të vizës.

Çdo kategori e vizës britanike kërkon një nivel të caktuar të gjuhës angleze sipas CEFR-it. Ne ofrojmë testim nga niveli A1 deri në C1. Nëse nuk jeni të sigurt se cili nivel ju nevojitet, kontaktoni ekipin tonë për t’ju ndihmuar.

A1

A1 Të folurit & Dëgjimi

Anglisht në nivel fillestar. Teston bisedën bazë dhe kuptimin e frazave të përditshme.

Përdoret për: Viza familjare / partneri
A2

A2 Të folurit & Dëgjimi

Anglisht elementare për tema të njohura dhe shkëmbime rutinore sociale.

Përdoret për: Zgjatje vize
B1

B1 Të folurit & Dëgjimi

Anglisht mesatare për pikat kryesore të të folurit standard të qartë për çështje të njohura.

Përdoret për: ILR, vendosje, shtetësi
B1 4 aftësi

B1 Katër Aftësitë e Plota

Të folurit, dëgjimi, leximi dhe shkrimi në nivel mesatar — SELT i plotë.

Përdoret për: Vizë studentore
B2

B2 Katër Aftësitë e Plota

Anglisht mes-lartë për tekste komplekse dhe shumicën e konteksteve profesionale.

Përdoret për: Viza pune të kualifikuar dhe vizë studentore
C1

C1 Katër Aftësitë e Plota

Anglisht e avancuar me përdorim efektiv të gjuhës për qëllime akademike dhe profesionale.

Përdoret për: Studimi pasuniversitar
Çfarë testohet

Katër aftësi, një ditë provimi.

Provimi i plotë Skills for English mbulon të katër aftësitë gjuhësore, në një platformë kompjuterike në qendër të testimit.

Të folurit

Pjesa e të folurit zhvillohet online në kompjuter, regjistrohet dhe përfshin udhëzime të qarta gjatë testit.

Dëgjimi

Materiale autentike audio me dialogë, njoftime dhe prezantime.

Leximi

Tekste nga situata të përditshme dhe profesionale, të shoqëruara me detyra për vlerësimin e të kuptuarit.

Shkrimi

Përgjigje të shkruara në kompjuter për detyra praktike dhe tema diskutimi.

Si ta rezervosh testin

Nga pyetja te certifikata në 4 hapa të thjeshtë.

Ekipi ynë do të të udhëheqë nga zgjedhja e nivelit të duhur deri te marrja e rezultatit zyrtar të aprovuar nga UKVI.

1

Konfirmo nivelin tënd

Na tregoni kategorinë e vizës dhe ne do t’ju ndihmojmë të zgjidhni nivelin e duhur te testit sipas CEFR-it.

2

Rezervo datën e testimit

Zgjidh një datë të testimit në qendrën tonë në Prishtinë dhe paguaj tarifën e provimit.

3

Jep provimin

Sill pasaportën. Testi i plotë kompjuterik zgjat nga 30 min-4 orë varësisht nga niveli.

4

Merr rezultatin

Certifikatë zyrtare e pranueshme nga UKVI dërgohet me email brenda 5 ditë pune.

Gati për të dhënë SELT-in tënd?

Pavarësisht nëse ju nevojitet niveli A1 për bashkim familjar apo niveli C1 për studime pasuniversitare, ne ju ndihmojmë të regjistroheni në provimin e duhur dhe të përgatiteni për rezultatin e synuar.