Certifikoni njohuritë tuaja me provimet e standardizuara të Anglia Examinations England, të vlerësuara nga universitete dhe punëdhënës në më shumë se 50 vende.
Testet dhe certifikata nga Anglia Examinations England jane te njohura nga CEFR dhe te akredituara nga OFQUAL / Aim Awards (Autoriteti kombetar i kualifikimeve ne Angli).
The tests and certificates from Anglia Examinations England are aligned with CEFR and accredited by OFQUAL / AIM Awards (the national qualifications authority in England).
For students at C1 (Advanced) and above, Anglia certificates are automatically recognised by UCAS — the UK university admissions service — opening access to higher education in Britain. Anglia is also a globally recognised English exam in the British university system.
Certifikata ndërkombëtare e Anglia Examinations është e disponueshme për të gjitha grupmoshat, duke u ofruar kandidatëve një vlerësim të besueshëm dhe të standardizuar të njohurive të gjuhës angleze.
Testet janë të strukturuara për të vlerësuar në mënyrë të standardizuar tri shkathtësi themelore të gjuhës angleze: Leximin, Shkrimin dhe Dëgjimin. Shkathtësia e Të Folurit (Speaking) është opsionale dhe mund të përfshihet sipas zgjedhjes së kandidatit për një vlerësim më të plotë të kompetencave gjuhësore.
Testet zhvillohen në formatin dixhital (në kompjuter) në njërin nga kanalet e mëposhtme:
Provimi zhvillohet në një mjedis të kontrolluar dhe të mbikëqyrur plotësisht nga stafi i Anglia Academy.
Provim i mbikëqyrur nga distanca me një pagesë shtesë prej 30 €.
Pas regjistrimit, kandidatët marrin nga stafi i Anglia Academy të gjitha informacionet e detajuara lidhur me sesionin dhe orarin e provimit përmes email-it. Të gjitha pjesët me shkrim jepen në platformën e sigurt Cirrus — e njëjta platformë e përdorur nga Anglia Examinations England — dhe kandidatët marrin secili kredencialet personale për t’u kyçur gjatë sesionit.
Testet e Anglia Examiantion England janë të ndërtuara dhe të harmonizuara sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët (CEFR), duke siguruar një vlerësim të standardizuar dhe të krahasueshëm ndërkombëtarisht të njohurive të gjuhës angleze. Ky harmonizim garanton që rezultatet e kandidatëve të jenë të kuptueshme dhe të pranueshme në nivel global, në përputhje me standardet e përdorura nga provimet më të njohura ndërkombëtare të anglishtes.
| Anglia | CEFR | Cambridge | IELTS | TOEFL iBT |
|---|---|---|---|---|
| Preliminary | A1 | — | — | — |
| Elementary | A2 | KET | 3.0 | — |
| Pre-Intermediate | A2+ | — | 3.5–4.0 | — |
| Intermediate | B1 | PET | 4.0–5.0 | 42–71 |
| Advanced | B2 | FCE | 5.5–6.5 | 72–94 |
| Proficiency | C1 | CAE | 7.0–7.5 | 95–110 |
| Masters | C2 | CPE | 8.0–9.0 | 111–120 |
Anglia Examinations England përdor tre nivele vlerësimi për të pasqyruar jo vetëm kalimin e provimit, por edhe cilësinë e performancës në të katër shkathtësitë: Lexim, Shkrim, Dëgjim dhe Komunikim (Speaking). Për të kaluar provimin, kandidati duhet të arrijë një minimum performance në secilën shkathtësi. Rezultatet bazohen në këto nivele: Pass (Kalues) Merit (Meritë) Distinction (Shkëlqyeshëm)
Shënim: Për të kaluar provimin, kandidati duhet të arrijë të paktën 50% në secilën shkathtësi. Nëse ndonjë shkathtësi ka më pak se 40%, provimi konsiderohet i pakaluar.
Një mënyrë e mirë për përgatitje është përdorimi i materialeve zyrtare të Anglia Examinations, të cilat janë të disponueshme për çdo nivel. Kandidatët mund të përgatiten përmes librave zyrtarë të studimit, të përshtatur sipas niveleve të ndryshme të provimit, të cilët mund të merren në Anglia Academy.
Gjithashtu, ofrohen teste provuese (mock tests) për t’u familjarizuar me formatin e provimit dhe nivelin e pyetjeve.
Rezultatet dërgohen me email në format elektronik brenda afateve të garantuara:
Certifikata elektronike lëshohet vetëm me kërkesë të kandidatit, me një pagesë shtesë prej 10 €
Shënim: Të gjitha tarifat paguhen në regjistrim dhe nuk kthehen. Provimi i mbikëqyrur nga distanca shton një tarifë platforme prej 30 €.