4 arsye pse të gjithë fëmijët pëlqejnë Anglia Summer School
Anglia Summer School është programi i parë veror në Kosovë duke sjellur kështu për herë të parë konceptin e të mësuarit jo formal, përmes lojërave, aktiviteteve dhe sporteve.
Shkolla jonë verore që nga viti 2006 kur ka filluar për herë të parë, ka sjellur program unik, duke ndërthurur të mësuarit e gjuhës angleze me metodat më atraktive dhe me një ekip ndërkombëtare, me MESUES NGA E GJITHE BOTA.
Anglia Summer School tashmë është programi më atraktiv dhe më i pëlqyer veror nga fëmijët në Kosovë.
Këtë më së miri e kanë dëshmuar mbi 6900 fëmijë pjesëmarrës dhe mbi 12.000 prindër të lumtur me programin e shkollës verore. Mbi 70% e fëmijëve pjesëmarrës përsërisin pjesëmarrjen edhe për të paktën 1 herë.
Lexoni më poshtë disa nga arsyet pse fëmijët thjesht adhurojnë programin e shkollës verore Anglia Summer School.
1. AKITIVITETE QË FËMIJËT NUK I KANË PROVUAR ASNJËHERË MË PARË
Gjatë shkollës verore ajo që Anglia Summer School po synon të aplikojë, nuk është të mësuarit formal sa është të mësuarit përmes argëtimit dhe eksplorimi i lirë nga fëmijët.
Programi i shkollës verore, Anglia Summer School cdo vit përfshin aktivitete, lojëra dhe sporte unike, të cilat fëmijët as nuk i kanë provuar më parë.
Një javë e shkollës verore përfshin aktivitetet nga më interesantet sic janë: kayaking (shëtitja me varka) në Badovc, climbing (ngjitja profesionale), njohja dhe eksplorimi i natyrës, aftësimi i fëmijëve të gjinden dhe të ‘mbijetojnë’ vetëm me natyrën, si të orientohem në natyrë (kur rruga fillon të bëhet paksa më e vështirë), aktivitete dhe lojëra nga më të ndryshmet, që ndërtojnë një eksperiencë ndryshe dhe plot aventura për fëmijët.
2. JO THJESHT SHKOLLË VERORE, POR EKSPERIENCË E PAHARRUAR PËR FËMIJËT
Anglia Summer School synon t’u dhurojë fëmijëve eksperiencën e ëndrrave, verën më të bukur që ata kanë pasur ndonjëherë dhe kujtimet më të vecanta që zgjasin një jetë.
Programi i shkollës verore është krijuar i atillë që përmes lojës fëmijët mund të njohin jo vetëm bashkëmoshatarë të rinj por edhe mund të zhvillojnë në një dimension tjetër miqësitë e krijuara më herët.
Cdo aktivitet ka për qëllim të krijojë momentet më të lumtura që fëmiju mund të përjetoj dhe të krijoj kujtime të paharrruara.
Cdo ditë e shkollës verore Anglia Summer School është një aventurë e paharruar.
3. PROGRAM SUPER ATRAKTIV QË NXIT ZHVILLIM PERSONAL DHE SOCIAL TË FËMIJUT
Anglia Summer School cdo vit sjell një program të përsosur për të gjithë fëmijët. Programi ynë ka fucizuar fëmijët të flasin dhe ëndërrojnë në gjuhën angleze përmes lojërave dhe aktiviteve jo formale. Përmes shkollës tonë verore, fëmijët kanë zhvilluar shkathtësitë e zgjidhjes së problemeve.
Programi ka treguar ndikim pozitiv në mirëqenien psiko-sociale te fëmijët, vetëbesim, zhvillimin e shkathtësive të komunikimit, kreativitet, punën në grup, dhe bashkë-jetesën me natyrën.
Anglia Summer School synon të nxis pavarësinë dhe vetë-kujdesin; të i jap fëmijëve mundësinë për të kuptuar rëndësinë e marrjes së një vendimi të mirë dhe për të zbuluar më shumë për veten e tyre përgjatë këtij procesi.
Anglia Summer School ndihmon fëmijët të forcojnë vetbesimin nëpërmjet eksplorimit të lirë duke mos matur asnjëherë suksesin apo dështimin, por thjesht duke mundësuar qe ata të provojnë gjëra të reja, të mësojnë dhe kënaqen pa presion dhe pa e vërejtur se në fakt po mësojnë dhe zhvillohen.
Shkolla verore, Anglia Summer School nxit kreativitetin. Përgjatë shkollës tonë verore fëmijët nuk shqetësohen për një performancë të mirë apo se do të vlerësohen për arritjet e tyre, madje ka aq shumë aktivitete të lira sa kreativiteti i fëmijës mund të rritet dhe lulëzojë.
4. MËSUES NGA E GJITHA BOTA
Anglia Academy është e vetmja shkollë verore në Kosovë me mësues/e ndërkombëtarë nga e gjithë bota. Dëshira e zjarrtë e secilit fëmijë të flasë dhe të njohë njerëz nga bota që e rrethon nuk mungon asnjëherë. Gjatë shkollës verore në Anglia Summer School fëmijët kanë mundësinë të flasin dhe të shohin më nga afër e njëkohësisht të njihen edhe me kulturën e tyre.
Lojërat dhe aktivitetet frymëzuese që sjellin ata dhe planprogramet në vecanti bëjnë që fëmiju juaj ta shohë botën me një sy tjetër.