Si të zgjedhni shkollën verore të duhur për fëmijun tuaj
Pavarësisht nga stina, vera është një kohë që fëmijët të përjetojnë botën në shkollën verore. Nga të gjitha llojet e ndryshme të shkollave verore për fëmijë, marrja e një vendimi mund të duket paksa dërrmuese. Nga vendndodhja te kostoja e deri te interesat dhe personaliteti i fëmijës suaj – ka disa gjëra që duhet të ndikojnë në zgjedhjen e shkollës së duhur verore për fëmijën tuaj.
Më poshtë mund të gjeni disa këshilla se si të zgjidhni shkollën e duhur verore dhe gjërat që duhen marrë parasysh kur vendosni se ku t’i dërgoni ata.
ÇFARË MUND TË PËRFITOJNË FËMIJËT DUKE MARRË PJESË NË SHKOLLËN VERORE?
Çdo prind dëshiron që fëmija i tij t’i kalojë pushimet verore sa më mirë, por edhe të mos harrojë njohuritë e fituara gjatë vitit shkollor. Në mënyrë që përsëritja e njohurive të bëhet sa më interesante dhe tërheqëse ne vendosëm që t’ju vijmë në ndihmë me një program të tillë që të mbeten të kënaqur nxënësit në radhë të parë dhe prindërit gjithashtu.
Gjithashtu duam të theksojmë një problematikë që lidhet me teknologjinë e cila është shndërruar në një domosdoshmëri për jetën e gjithsecilit, duke pasur si efekte pozitive po ashtu dhe negative. Prej efekteve negative ata të cilët dëmtohen më së shumti nga të gjithë, janë fëmijët, andaj objektiv ynë ishte që ne të largonim fëmijët për disa orë prej teknologjisë. Pra përfitimet e fëmijëve janë të shumta: argëtim, dije, socializim–miq të rinj etj.
ZGJEDHNI SHKOLLËN VERORE ME PROGRAMIN MË TË MIRË
Duke qenë se çdo kamp mund të ndryshojë shumë nga tjetri, do t’ju duhet të shikoni me kujdes atë se cfarë programe ofrojnë për t’u siguruar që ka mjaftueshëm gjëra që i intersojnë fëmijës tuaj. Në gjatë shkollës verore kemi zhvilluar lojëra gjuhësore shqip dhe anglisht, lojëra logjike-matematikore dhe konkurse mes grupesh. Lojërat gjuhësore dhe krijuese jepen brenda kornizës së njohurive dhe shprehive të fituara gjatë vitit shkollor. Lojërat gjuhësore janë të thjeshta, jo të mërzitshme dhe i ndihmojnë nxënësit të vetë-kontrollojnë njohuritë e marra gjatë vitit shkollor.
Shkollat verore zakonisht zgjasin 8 javë. Në program përfshihen aktivitetet në klasë, ekskursionet në natyre – kayak, aktivitete e ndryshme sportive duke filluar nga futbolli, hiking (ecje në nayrë), climbing (ngjitje), lojërat me ujë e të tjera.
GJËRAT E RËNDËSISHME QË PËRFSHIHEN NË SHKOLLËN VERORE
Disa nga shkollat verore zakonisht përqendrohen në një aftësi dhe/ose aktivitet specifik, si futbolli, tenisi ose gjimnastika. Këto shkolla verore mund të jenë të shkëlqyera nëse fëmija juaj e do absolutisht një aktivitet të caktuar. Por nësë dëshironi që fëmijët tuaj të përfshihen në aktivitete të ndryshme ndaluni dhe shikoni për gjithcka që përfshihet në shkollën verore gjëra të tilla si dreka, ushqimet, pijet, transporti, bluzat, udhëtimet në terren, cantat personale etj.
EKSPERIENCAT MË ATRAKTIVE NË NATYRË NË SHKOLLËN VERORE
Pas aktiviteteve sportive të mëngjesit fillojnë edhe ekskursionet në natyrë e që vlerësohet si një prej aktiviteteve që fëmijët preferojnë më së shumti. Gjatë këtij aktiviteti fëmijët njëkohësisht shmangin shfytezimin e paisjeve elektronike si smartphonat, tabletët.. por edhe kanë mundësinë të njihen më afër me shokët ë shoqet e tyre e të shijojnë pamjet mahnitëse të natyrës.
ÇMIMET E ARSYSHME PËR REGJISTRIMET E MENJËHERSHME NË SHKOLLËN VERORE
Jo vetëm që është e rëndësishme të zgjidhni sa më parë një shkollë verore në mënyrë që të merrni zgjedhjen tuaj të parë, por gjithashtu mund të jetë e dobishme dhe financiarisht.
Disa kampe të ofrojnë stimuj për t’u regjistruar përpara një periudhe të caktuar kohe. Le të jemi të sinqertë, kostoja e programit është ndoshta mjaft e lartë në listat e konsideratave të shumicës së prindërve. Kur shikoni çmimet, duhet të mendoni për gjithçka që përfshihet në shkollën verore.
Zgjedhni shkollën e duhur verore me nivelin e duhur të kërkimit. Jepni një shans të mirë që fëmija juaj të argëtohet, të bëjë miq të rinj dhe të krijojë disa kujtime të mahnitshme e të paharruara gjatë shkollës verore.