Rëndësia e të dëgjuarit në mësimin e gjuhës angleze dhe sfidat e saj

Duke qenë se dëgjimi përbën rreth 45% të kohës së komunikimit të të rriturve, nuk duhet të jetë e vështirë të kuptosh vlerën e dëgjimit në mësimin e gjuhës angleze. Kjo është dukshëm më e lartë se të folurit, që përbën 30%, leximi, që përbën 16%, dhe të shkruarit, që përbën 9%.

4 min read

Rëndësia e të dëgjuarit në mësimin e gjuhës angleze dhe sfidat e saj

Në botën ku jetojmë sot, gjithnjë e më shumë individë po përpiqen të mësojnë anglisht në mënyrë jashtëzakonisht efektive, sepse është thelbësore jo vetëm për të studiuar, por edhe për të punuar me teknologjinë e re dhe për të komunikuar me njerëz nga mbarë bota. Të gjithë e dimë se ka katër aftësi për të mësuar një gjuhë, domethënë të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit.

Duke qenë se dëgjimi përbën rreth 45% të kohës së komunikimit të të rriturve, nuk duhet të jetë e vështirë të kuptosh vlerën e dëgjimit në mësimin e gjuhës angleze. Kjo është dukshëm më e lartë se të folurit, që përbën 30%, leximi, që përbën 16%, dhe të shkruarit, që përbën 9%.

Meqenëse është thelbësore që njerëzit të mbajnë komunikim të suksesshëm, dëgjimi në mësimin e gjuhës angleze luan një rol të rëndësishëm si në jetën e përditshme ashtu edhe në mjediset akademike. Edhe pse dëgjimi është vendimtar për rritjen e aftësive njohëse dhe komunikuese, u desh shumë kohë që ai të bëhej pjesë e kurrikulave të trajnimit gjuhësor. Megjithatë, dëgjimi, fatmirësisht, ka filluar të zërë vendin që ka merituar prej kohësh në programet gjuhësore si rezultat i fokusit të vendosur në komunikim vitet e fundit.

Megjithatë, me gjithë rëndësinë e tij, studentët shpesh dështojnë t’i kushtojnë dëgjimit vëmendjen që i nevojitet. Kjo është edhe më e jashtëzakonshme pasi studentët shpesh thonë se të dëgjuarit është më sfiduesja nga të gjitha aftësitë në mësmin e gjuhës angleze. Disa nga sfidat e të dëgjuarit në mësimin e gjuhës angleze janë:

Cilësia e materialeve të regjistruara – Disa mësues përdorin materiale të regjistruara me cilësi të ulët në disa nga klasat e tyre mësimin e gjuhës angleze. Efektiviteti i sistemit të zërit mund të ndikojë se sa mirë studentët mund të kuptojnë atë që dëgjojnë.

Dallimet kulturore – Nxënësit duhet të jenë të njohur me njohuritë kulturore të gjuhës që kanë një efekt të rëndësishëm tek nxënësit në të kuptuarit e në mësimin e gjuhës angleze. Nëse detyra e dëgjimit përfshin materiale kulturore krejtësisht të ndryshme, atëherë nxënësit mund të kenë probleme kritike në të kuptuarit e tyre.

Theksi – shumë fjalë të theksuara ndryshe mund të qojnë në një reduktim të rëndësishëm të të kuptuarit. Kjo sigurisht do të ndërpresë të gjithë procesin e të kuptuarit të dëgjimit dhe në të njëjtën kohë një theks i panjohur e bën të pamundur të kuptuarit për dëgjuesit.

Fjalor i panjohur – Kur materialet dëgjimore përmbajnë fjalor të mirënjohur, studentët nuk do ta kenë të vështirë t’i kuptojnë ato. Njohja e kuptimit të fjalëve mund të rrisë entuziazmin dhe interesin e studentëve në mësimin e gjuhës angleze, duke përmirësuar gjithashtu aftësinë e tyre për të kuptuar dëgjimin. Shumë fjalë kanë disa kuptime, kështu që nëse ato nuk përdoren siç duhet në situatat e synuara, studentët do të hutohen.

Gjatësia dhe shpejtësia e dëgjimit – Nxënësve të nivelit të ulët e kanë jashtëzakonisht të vështirë të kryejnë ushtrime dëgjimi që zgjasin më shumë se tre minuta. Pjesët e shkurtra dëgjimore i ndihmojnë studentit të dëgjojnë më lehtë dhe të ndihen më pak të lodhur. Edhe shpejtësia e të dëgjuarit ka një rol mjaft të madh. Studentëtt mund të kenë vështirësi të konsiderueshme për të kuptuar gjuhën nëse prezantuesit flasin shumë shpejt. Problemi më i madh me të kuptuarit e dëgjimit është se dëgjuesit nuk mund të kontrollojnë se sa shpejt flasin folësit.

Kuptimi i të dëgjuarit është injoruar në shumë programe në gjuhën angleze. Të kuptuarit e të dëgjuarit është proces kompleks, prandaj duhet të ketë një rëndësi mjaft të madhe dhe të merret shumë seriozisht.

Tagged
Share
Subscribe

Get the journal in your inbox.

One short, useful email every month — new articles, exam dates and student stories. No spam.