C.I.T.E - Certificate for International Teachers of English
C.I.T.E Exam for English Teachers - Teaching Qualification
Ҫka është C.I.T.E?
C.I.T.E është kualifikim ndërkombëtar për mësimdhënës të Gjuhës Angleze ofruar nga ANGLIA EXAMINATIONS ENGLAND. Ky kualifikim është i dizajnuar për t’i dhënë mundësinë mësimdhënësve të Gjuhës Angleze të kenë një njohje ndërkombëtare të aftësive, njohurive dhe eksperiencës së tyre në Gjuhën Angleze.
C.I.T.E funskionon në të njejtën mënyrë si ҫdo test standardizues tjetër i Gjuhës Angleze për një qëllim të caktuar në këtë rast qëllimi është mesimdhënia e Gjuhës Angleze.
Për më shumë informata klikoni në webfaqen zyrtare të Anglia Examinations England duke klikuar këtu: https://www.anglia.org/cite
Certifikata nuk ka afat të skadimit dhe mund te përdoret gjatë tërë jetës.
Cilat kritere kërkohen për të hyrë në testin për C.I.T.E?
Nuk nevojiten kritere për të hyrë në testin për C.I.T.E. Edhe pse ju mund të keni pasur edhe kualifikime të tjera më herët asnjëra prej tyre nuk kërkohet. Testit për C.I.T.E mund t’i nënshtrohen mësimdhënës aktual të Gjuhës Angleze apo studentë të cilët dëshirojnë të bëhen mësimdhënës në të ardhmen.
Cilat janë verzionet e testit për C.I.T.E?
Për t’u bërë mësimdhënës i Gjuhës Angleze kërkohet një nivel i caktuar i Gjuhës Angleze. Të mësosh nxënës të vegjël dhe të mësosh nivele më të larta apo persona të rritur kërkohet nivel i ndryshëm i Gjuhës Angleze, në teori dhe në praktikë. Për këtë arsye kandidatëve i ofrohen dy verzione të testit për C.I.T.E, ai i ‘Young Learners dhe ai i ‘General Training.
Për testin C.I.T.E Young Learners nevojitet të paktën niveli B2 sipas CEFR (Common European Framework for Languages) për kandidatin që do ti nënshtrohet testit. Për testin C.I.T.E (General Teaching) kandidati duhet të ketë nivel C1 sipas CEFR. Testi C.I.T.E (General Teaching) kërkon njohje të termeve gramatikore dhe funksioneve në Gjuhën Angleze, së bashku me Gjuhën Angleze që përdoret gjatë mësimdhënies.
Ҫfarë përgaditje nevojitet për testin C.I.T.E?
Anglia Examinations në Kosovë ofron trajnime për mësimdhënie të Gjuhës angleze duke përfshirë edhe përgaditjen për testin C.I.T.E. Për informata rreth trajnimeve kliko këtu!
Pasi kandidati të ketë plotësuar formën e regjistrimit për testin C.I.T.E do të i përcjellen materialet përgaditore per verzionin e testit të cilin e ka zgjedhur. Kandidati do të pranoj: Syllabusin e testit, Sample test (test provues) dhe zgjidhjet e testit provues (KEY).
Gjithashtu më poshtë ne rekomandojmë një listë me libra të cilët do të ju ndihmojnë të përgaditeni për test dhe të cilët ju ndihmojnë në zhvillimin tuaj profesional si mësimdhënës i Gjuhë Angleze.
• Brown, H. Douglas. 2000. Principles of Language Learning and Teaching. Prentice Hall Regents.
• Brown, Douglas H. 2001. Teaching by Principles: An Interactive Approach to Language Pedagogy.
Prentice Hall Regents.
• Harmer, Jeremy. 1983. The Practice of English Language Teaching. Harlow: Longman.
• Hewings, Martin. 2005. Advanced Grammar in Use. Cambridge: Cambridge University Press.
• Ioannou-Georgiou, Sophie and Pavlos Pavlou. 2003. Assessing Young Learners. Oxford: Oxford
University.
• Slattery, Mary and Jane Willis. 2001. English for Primary Teachers. Oxford: Oxford University Press.
• Vale, D. and A. Feunteun. 1995. Teaching Children English. Cambridge: Cambridge
University Press
Procesi i testimit
Testet në të dy verzionet e C.I.T.E mbahen online, në kompjuter në qendrën e testimit të Anglia Examinations Kosovo, në sesionin e testimit të zgjedhur nga kandidati. Informatat rreth sesionit të testimit dërgohen në emailin e kandidatit pas regjistrimit.
Testi zhvillohet përmes portalit zyrtar të Anglia Examinations England dhe para se kandidatët të i nënshtrohen testimit ata do të pranojnë informatat rreth llogarive të tyre për kycje në portalin e testimit. Kandidatët gjithashtu do të pranojnë udhëzuesin për përdorim të portalit për testim para sesionit të testimit.
Testi C.I.T.E zgjat 3 orë.
Shkarko udhëzuesin për përdorim të portalit për testim në butonin më poshtë!
Udhëzues për përdorim të portalit për testimRezultatet dhe Certifikatat C.I.T.E
Rezultatet dërgohen në formë elektronike në emailin e dhënë gjatë aplikimit.
Kohëzgjatja e rezultateve:
Procedurë të rregullt – 5-6 javë pas arritjes së testeve në qendrën e kontrollimit në Chichester, Angli
Procedurë të shpejtuar (Fast Track Service) – 10-15 ditë pas përfundimit të testimit – Pagesë shtesë prej 35€
Vërejtje: Kohëzgjatja e pranimit të certifikatave ndryshon, dhe mund të zgjas deri në 8 javë pas përfundimit të testimit.
Certifikata elektronike mund të përcjellet në afat më të shkurtër kohor me kërkesë të vecantë nga kandidati.
Sesionet e testimit
SESIONI I TESTIMIT
- 16 NËNTOR 2024
- 7 DHJETOR 2024
- 18 JANAR 2025
- 8 SHKURT 2025
- 8 MARS 2025
- 12 PRILL 2025
- 24 MAJ 2025
- 21 QERSHOR 2025
- 12 KORRIK 2025
- 2 GUSHT 2025
- 13 SHTATOR 2025
- 11 TETOR 2025
- 15 NENTOR 2025
- 20 DHJETOR 2025
AFATI I FUNDIT PER REGJISTRIM
- 1 NËNTOR 2024
- 22 NËNTOR 2024
- 3 JANAR 2025
- 24 JANAR 2025
- 21 SHKURT 2025
- 28 MARS 2025
- 09 MAJ 2025
- 06 QERSHOR 2025
- 20 QERSHOR 2025
- 18 KORRIK 2025
- 29 GUSHT 2025
- 26 SHTATOR 2025
- 31 TETOR 2025
- 05 DHJETOR 2025
ÇMIMET:
Pagesa për Kualifikim Ndërkombëtar për mësimdhënie C.I.T.E eshte 199euro. | |
Pagesa bëhet në llogarinë bankare: TEB Bank – Anglia Academy- 20-20-0001335926-46 |