Anglia Academy fton profesionistë me së paku 3 vjet përvojë në këshillim për studime jashtë vendit, aplikime universitare apo fusha të ngjashme, për bashkëpunim me përqindje.
Ftesa është e hapur edhe për konsulentë dhe profesionistë që tashmë ushtrojnë këtë veprimtari dhe dëshirojnë të zgjerojnë bashkëpunimin përmes rrjetit dhe shërbimeve tona.
Përgjegjësitë kryesore
- Këshillimi i studentëve për përzgjedhjen e universiteteve dhe programeve të studimit.
- Informimi për kriteret e pranimit, afatet, tarifat dhe mundësitë e bursave.
- Asistenca në përgatitjen dhe dorëzimin e aplikimeve universitare.
- Komunikimi me studentët dhe partnerët, si dhe ndjekja e aplikimeve deri në përfundimin e procesit.
Kërkesat
- Minimum 3 vjet përvojë në një fushë të ngjashme.
- Njohuri për procedurat e aplikimit në universitete jashtë vendit.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze.
- Aftësi komunikimi, organizimi dhe kujdes ndaj dokumentacionit dhe afateve.
Forma e bashkëpunimit
Bashkëpunimi realizohet me përqindje për kandidatët e realizuar, sipas kushteve dhe përgjegjësive të dakorduara ndërmjet palëve.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në ose një prezantim të shkurtër të përvojës së tyre në info@angliaacademy.com, me subjektin: “Bashkëpunim – Studime Jashtë Vendit”.