Të gjitha pozicionet Karriera

Kërkojmë bashkëpunëtor/e – Konsulent/e për studime jashtë vendit

Anglia Academy fton profesionistë me së paku 3 vjet përvojë në këshillim për studime jashtë vendit, aplikime universitare apo fusha të ngjashme, për bashkëpunim!

Anglia Academy fton profesionistë me së paku 3 vjet përvojë në këshillim për studime jashtë vendit, aplikime universitare apo fusha të ngjashme, për bashkëpunim me përqindje.

Ftesa është e hapur edhe për konsulentë dhe profesionistë që tashmë ushtrojnë këtë veprimtari dhe dëshirojnë të zgjerojnë bashkëpunimin përmes rrjetit dhe shërbimeve tona.

Përgjegjësitë kryesore

  • Këshillimi i studentëve për përzgjedhjen e universiteteve dhe programeve të studimit.
  • Informimi për kriteret e pranimit, afatet, tarifat dhe mundësitë e bursave.
  • Asistenca në përgatitjen dhe dorëzimin e aplikimeve universitare.
  • Komunikimi me studentët dhe partnerët, si dhe ndjekja e aplikimeve deri në përfundimin e procesit.

Kërkesat

  • Minimum 3 vjet përvojë në një fushë të ngjashme.
  • Njohuri për procedurat e aplikimit në universitete jashtë vendit.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze.
  • Aftësi komunikimi, organizimi dhe kujdes ndaj dokumentacionit dhe afateve.

Forma e bashkëpunimit

Bashkëpunimi realizohet me përqindje për kandidatët e realizuar, sipas kushteve dhe përgjegjësive të dakorduara ndërmjet palëve.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në ose një prezantim të shkurtër të përvojës së tyre në info@angliaacademy.com, me subjektin: “Bashkëpunim – Studime Jashtë Vendit”.